Gjosha: Hipokrozi, Rama kërkon hesap për celularin e një djali të varfër dhe refuzon të përgjigjet për veten

Nga Klajda Gjosha*

Diskutojme sot nje ceshtje qe gjate viteve te fundit ka marre nje rendesi te vecante dhe ky eshte pikerisht vettingu. Sot qe flasim ndoshta vetting eshte fjala me trendy dhe me e pelqyera mes qytetarëve.
Erdhi si nje shpikje e madhe per prokuroret dhe gjyqtaret, si shpetimi nga e keqja, ku kemi pare cudira nga me te ndryshmet. Vijoi me vettingun ne polici, ku panvaresisht nevojes per ta kryer kete operacion, pame se si policet largohen nga detyra per nje fotografi me persona te padeshiruar.

Sot qytetarët kerkojne vetting ne arsim, ne shendetesi, ne biznes e kudo! Po a nuk eshte hipokrizi qe politika ta hedhi vettingun si gur themeli per cdo profesion por menjanon veten e saj? A nuk eshte hipokrizi qe pikerisht politika qe akuzohet me shume te qendroj e paprekur nga ky proces? A nuk eshte hipokrizi qe Kryeministri kerkon hesap per celularin e nje djali te varfer dhe refuzon te jape pergjigjen per veten e tij?

Vetem ne shkurt te ketij viti Komisioni Europian miratoi stategjine e zgjerimit per vendet e ballkanit perendimor dhe ceshtja me alarmante e ngritur eshte pikerisht lidhjet e politikes me krimin! Fenomen ky qe po merr peng cdo dite e me shume te ardhmen e qytetarëve tane dhe te ardhmen europiane të Shqipërisë!

Kjo eshte ceshtja qe e beri opoziten te kerkoj sot me e bindur se kurre vettingun ne politike. Qytetarët kane zero besim te politika, madje e shohin me percmim dhe urrejtje. Ka ardhur koha qe edhe politika te pastrohet. Jo te gjithe ne jemi njesoj dhe eshte momenti qe shume prej nesh te qendrojne me koken lart dhe me ndershmeri te plote ti sherbejne ketij vendi!

Parlamenti duhet te jete shtepia e zerit te qytetarit, e zgjidhjes se problemeve te tyre. Shtepia e atyre qe kuptojne realitetin e hidhur ne te cilen ndodhet vendi. Shtepia e njerezve me kembe ne toke qe nuk jane te shkeputur me jeten normale të qytetarëve dhe qe krimin e luftojne me te gjitha mjetet dhe jo duke e bere ate partner ne qeverisje.

Keq qeverisj, deliri, pushteti ne nje dore dhe kapja e shtetit patjeter meriton te vetohet, sepse skandalet e fundit te kesaj qeverie meritojne patjeter te shkojne para drejtesise me pergjegjesi konkrete individuale.

Frika per te votuar kete projektligj nuk shpeton askend nga e verteta!

Ndaj vota jone sot duhet te jete e palekundur pro vettingut ne politike per ti hapur rruge nje epoke te re ne qeverisjen e vendit!

*Fjalimi në Kuvend

SHKARKO APP