Gjuha e trupit në Samitin e Berlinit: ftohtësia e ngrohtësia mes liderëve

Samiti i Berlinit që priti liderët e Ballakanit perëndimor nuk kaloi pa dhënë “sinjale” lidhur me raportet e dyshes Merkel–Macron me udhëheqësit e këtyre vendeve.

Kështu, me të mbërritur në Samit, kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev ndan një përqafim tejet miqësor me kancelarenAngela Merkel. Gjuha trupore flet për një raport të relaksuar të dy liderëve, me gjasë pasi “rehatia” me emrin ka sjellë qetësi.

Pas Zaevit, Merkel mirëpriti presidentin Emanuel Macron, me të cilin ndanë shumë përqafime. Raporti i ngrohtë  mes tyre nuk është e panjohur për publikun, dhe këtë e dëshmojnë fotografitë e agjencive që përcjellin takimet politike.

Automjeti i radhës që u parkua pranë ndërtesës së Samiti ishte ai i delegacionit kosovar, i kryesuar nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, të cilët nuk “përfituan” më shumë se zgjatje dore. Më keq me kontaktin fizik mbeti z. Haradinaj, për të cilin Macron as që e tundi këmbën për t’iu afruar.

Menjëherë pas delegacionit të Kosovës mbërrin ai i Serbisë, me presidentin Aleksandar Vuciç dhe kryeministren Ana Brnabiç. Ndaj tyre përcillet një përshëndetje jo aq e ngrohtë sa ajo e Zaev, por e ngjashme me atë të liderëve kosovarë.

Një përshëndetje pothuajse e njejtë u nda edhe për kryeministrin shqiptar Edi Rama. Por gjuha trupore shkon duke u “nxehur” me të mbërritur Komisionerja Frederica Mogherini, për të cilën përqafimet janë të pakursyera nga të dyja palët.

Gjuha trupore flet shumë dhe nuk mund të anashkalohet. Në mesin e politikanëve, ajo flet për raporte dhe qëndrime. /tesheshi.com/

YouTube player
YouTube player

SHKARKO APP