Gjurmë të pashlyeshme të një mjeshtri të madh…

Nga Nikolla Sudar

Jeta është e drejtë e padiskutueshme e çdo njeriu, por të paktë janë ata që lënëgjurmë  të vërteta në të, ose e thënë më qartë, që lënë pas vepra me vlerë shumë të madhe për brezat në vazhdim. Pikërisht ato përbëjnë thesarin e vyer për të tashmen dhe të ardhmen, përbëjnë krenarinë e ligjshme, qëi rendit krijuesit e tyre në “kujtesën popullore”, duke i përjetësuar. Në këtë kuadër edhe ndërtimet e realizuara prej kohësh, përbëjnë atë të kaluar materiale e domethënëse, që do të nxisë gjithmonë fantazinë e pasardhësve.

 Durrësi, “kjo perlë në brigjet e Adriatikut”, ka njohur njerëz të përmenduar që në shekuj me veprat e tyre,në fusha të ndryshme të jetës, e kanë lartësuar gjithnjë e më tepër këtë qytet-port, duke e bërë të njohur në tërë botën.

Njëri prej tyre është dhe do të mbetet, kryemjeshtri i ndërtimeve, njeriu fjalëpak, por punëshumë, “durrsakui shquar”, Rexhep Çetaku. Prej vitesh ai nuk është më mes nesh, por nëpërmjet veprave të tij sikur thotë: “Bashkëqytetarë të nderuar! Ju kam dashur shumë dhe gjithmonë do të mbetem mes jush!” Dhe kjo aksiomë do të mbetetet e përjetshme.

Ishte viti 1895kur familjes Çetaku në Tiranë do t’i shtohej edhe një tjetër pjesëtar, që do ta lartësonte akoma më shumë emrin e mirë tëfamiljes me tradita atdhetare, të përmendur nëqepjen e kostumeve kombëtare dhe në ndërtim. Ai ndoqi shkollën turke, por fshehurazi do të mësonte të shkruante e të lexonte gjuhën e mrekullueshme amtare nga adhetari Hasan Vogli.Ishte mjeshtri Abdulla Veshi, specialist në ndërtimin e objekteve të kultit, që do ta mbante afër dhe do t’i jepte krah në sektorin jetik të ndërtimeve. Cilësitë e djaloshit mahnitën mjeshtrin e shquar, i cilimë vonë me të drejtë do të shprehej: “Isha i bindur se Rexhepi do të bëhej me emër në ndërtimtarinë shqiptare”.

 Në vitin 1914 Rexhep Çetaku vendoset në Durrës, pranë vëllait të madh, tashmë të mirënjohur në fushën e ndërtimeve, ustaHajdarit, me të cilin mbajti raporte shumë të mira, jo vetëm vllazërore, por edhe profesionale.

    Por atdheu kërkonte shumë nga bijt e vet. Durrësi nga njëqytet-port mesjetar brenda një kohe të shkurtër do të shndërrohej në një qendër të vërtetë urbane me tipare perëndimore. Dhe në këtë drejtim gjurmë të pashlyeshme do të linte mjeshtri madhi ndërtimit, Rexhep Çetaku.

     Ku qendronte e veçanta e këtij njeriu? Zgjuarsia natyrale mbase ishte mbi limitin e zakonshëm; etja e madhe për dije e bëri që të njihte shumë mirëpesë gjuhë të huaja. Pasioni i madh për ndërtimet e shtynte të studjonte traditëne deritat-hershme, për ta ruajtur sa më mirë dhe për ta pasuruar me elementëtë arritjeve më të suksesshme në botë. Rrallë mund të gjenden autodidaktë si usta Rexhepi. Në zyrën e tij të punës do të gjeje manuale, revista  dhe material tjetër i shkruar në shumë gjuhë lidhur më ndërtimet, të cilat ai i studjonte me etje si rrallëkush, për t’i zbatuar në mënyrë krijuse.

      Dhjetra vite kanë kaluar, ndërtimet e shumta madhështore sidomos pas viteve 90, e kanë transformuar duNikolla SudarkNikolla Sudarshëm Durrësin, por bulevardi kryesor, sidomos fragmenti nga bashkia e deri tek porti, ka qenë dhe mbetet krenaria e vërtetë ndërtimore e këtij qyteti sa të lashtë aq edhe të ri. Ndërtimet e shumta me karakter publik e privat kanë mbetur ashtu siç i ka ndërtuar dora e mjeshtrit të madh, Rexhep Çetaku. Mjafton të vështrosh ndërtesën e mrekullueshme të bashkisë (tashmë e restauruar), xhaminë e madhe të qytetit, ndërtesat në të dyja anët e bulevardit, gjithashtu të restauruara (tashmë të emërtuar “Rruga tregtare”), vilat e shumta si në qytet ashtu edhe përgjatë bregut të plazhit, portin, kompleksin e parë blektoral në Xhafzotaj, urën e mrekullueshme të Shijakut me dy harqe (që në atë kohë lidhte Durrësin me Tiranën), urën e Krujës si edheçezmat në Qafë-Shtamëetj, që të bindesh për aftësitë e jashtëzakonshme të këtij virtuozi të rrallë, që jetën dhe dëshirat e tij më të mëdha ia kushtoi, jo vetëm qytetit bregdetar, por i shtriu edhe mëtutje.

      Përvojën e tij të madhe ai e ballafaqonte me arritjet më të mira në Evropë. Për këtë arsye usta Rexhepi ndërmerte udhëtime hulumtuese në shumë vende si në Itali, Austri, Hungari, Bullgari, Turqi e Greqi, qëia zgjeruan horizontin. Sipërmarrja e ngritur prej tij mblodhi specialistë dhe punëtorë të shumtë durrsakë. Ajo u bë e njohur në të gjithë vendin për llojshmërinë e ndërtimeve me tiparee dekor bashkëkohor dhe për cilësinë e lartë të punës.

     “Usta Rexhepi”, siç e kujtojnë ata që e kanë njohur, u bë iniciatori për ngritjen shoqërisë “Puna”, në vitin 1935, e cila grupoi tërë punonjësit e ndërtimit dhe zanatçinjtë në këtë organizatë të madhe. Për punën e tij të mirë dhe cilësore që në vitet 30 të shekullit të kaluar, ai mori vlerësime të larta nga Ministria e Punëve Botore të kohës dhe sidomos nga bashkëqytetarët durrsakë.

    Gjithmonë mëdel parasysh figura mbresëlënëse e mjeshtrit: shtatmesatar, truplidhur me fytyrë mjaft shprehëse dhe gjithnjë energjike. Që në takimin e parë me të, të bënin përshtypje sytë e tij të thellë, të menduar dhe shumë dashamirës, që, bashkë me mustaqet e prera shkurt, sikur ta impononin respektin ndaj këtij njeriu të mrekullueshëm.

     Ai ishte mbi të gjitha edhe një humanist i rrallë. Edhe sot e kujtojnë familjet e punëtorëve të ndërtimit kur gjatë krizës shumëvjeçare të viteve 30, apo edhe gjatë luftës ustai gjente forma nga më të ndryshmet për të paguar punonjësit e  mbetur pa punë, apo për të ndihmuar familje shumë të varfëra.

Përvoja e tij e madhe, aftësitë e rralla organizuese dhe drejtuese do të shpaloseshin edhe në vitet e pasçlirimit, kur nevojat për ringritjen e vendit do të ishin të jashtëzakonshme. Ustai dha një kontribut të gjithanshëm në ngritjen dhe mbarëvajtjen e ndërmarrjes Rruga-ura e cila bëri një punë të pazakontë. Kërkesat ishin të mëdha, por edhe gadishmëria akoma më e madhe. Për dekada me radhë ai do të angazhohej në ngritjen e objekteve industriale, institucione arsimore e kulturore, ura, rrugë, bonifikime. Një ish punonjës i kësaj ndërmarrje me një simpati të sinqertë do të shprehej:

“Fat imadh ishte për ndërmarrjen Rruga-ura tëkishte në gjirin e vet një mjeshtër të madh siç ishte usta Rexhepi. Byroja teknike nuk hartonte asnjëprojekt dhe nuk vinte në zbatim asgjë, pa thënë fjalën e fundit “mëi miri dhe mëi afti në ndërmarrje”, ipaharruari Rexhep Çetaku”.

 Vlerësimet ndaj kësaj figuredinjitoze të fushës së ndërtimit në Shqipëri janë të shumta. Ai u nderua me urdhëra dhe medalje. Në njërin prej motivacionve, që mban datën 20.03. 52, ndër të tjera thuhet: “Është mobilizuar me të gjitha forcat për organizimin adminstrativo-teknik të punës në ndërmarrjen Rruga…”. Me meritë të padiskutueshme Ministria e Ndërtimit i jep atij titullin e “asistent-inxhinierit” për kontributin e palodhur e të suksesshëm shumëvjeçar.

Asnjëherë nuk mund ta ndajmë usta Rexhepin mjeshtër nga usta Rexhepin familjar. Ai rriti dhe edukoi më së miri gjashtë fëmijë, të cilët me përkushtim ndoqën secili profesionin vet, duke plotësuar më sëmiri biografinë e shkëlqyer të familjes Çetaku.

Djali i parë, Abedini, menjëherë pas çlirimitdo të bëhej mësues, drejtor shkolle dhe do të diplomohej për histori-gjeografi. Djali i dytë, Aliu, pa superlativa mund të thuhet se do të bëhej “babai ielektronikës shqiptare”. Radiot, tranzistorët dhe televizori i parë shqiptar do të ishin frut i përpjekjeve të tij shumëvjeçare. Ikbalja, do të kryente fakultetin bio-kimi dhe do të bëhej mësuese e shkencave. Agimi, elektriçisti i apasionuar, në fillim do të ndiqte rrugën e Aliut, por më pas dotë bëhej shef i elektrovinçave nëporto. Nimeti,   u bëpjesëtare e familjes së“Mësuesit të Popullit”, Sulë Zalla, ndërsa më e vogla në familje, Fozi, do tëshquhej si specialiste e eletronikës dhe mësuese e rrallë e matematikës dhe e fizikës.

 Në të gjithë këtë rrugëtim të gjatë, të lodhshëm, por tësuksesshëm, usta Rexhepit do t’i bëhej krah ipazëvendësueshëm bashkëshortja e tij, nënë Nadirja, kjo grua e rrallë, vajza e klerikut të shquar atdhetar të Shijakut, Hamdi Domi. Ne që e kemi njohur e kujtojmë me shumë mall këtë mikpritëse të rrallë,që nuk zemërohej kurrë dhe që buzagazi i sinqertë nuk i ndahej për asnjë çast.

     Edhe pas daljes në pension ustai i palodhur nuk do të shkëputej nga profesioni i vet. Shpesh do ta gjeje në gjirin e ndërmarrjes, duke mos kursyer ndihmën e tij konkrete, por edhe si ekspert i ndërtimeve për nevoja të institucioneve të ndryshme.

      Në vitin 1977, në moshën 82-vjeçare, do të ndahej nga jeta, biri i shquar iDurrësit dhe i gjithë Shqipërisë, mjeshtri dhe atdhetari i paharruar Rexhep Çetaku. Funerali i organizuar me këtë rast do të vërtetonte edhe një herë dashurinë dhe respektin që ushqenin banorët për këtë figurë të shquar që aq shumë kishte dhënë për qytetin bregdetar.

     Ndonëse usta Rexhepin e ka përmendur shtypi, madje eshte përgatitur edhe një emision përkujtimor nga Radiotelevizioni shqiptar, monografia e shkruar për të, e cila së shpejti do të dale në qarkullim, do të jetë një dëshmi  tjetër me vlera të mëdha njohëse, si për bashkëqytetarët durrsakë, ashtu edhe për lexuesin në mbarë vendin.

     Me plot të drejtë mund të thuhet se usta Rexhep Çetakuështë bërë pjesë  e asaj plejade të shkëlqyer kontribuesish, për të cilët mençuria popullore do të shprehej: “Vitet tutje dhe ju tëhu!”

*Historian dhe përkthyes

SHKARKO APP