Gjykatësja e parë femër në Gjykatën Supreme diagnostikohet me dementia
Gjykatësja e parë femër në Gjykatën Supreme, Sandra Day O’Connor ka njoftuar se do të tërhiqet nga jeta publike pasi u diagnostikua me dementia.
Në një letër të publikuar të martën, 88-vjeçarja tha se mjekët e kishin diagnostikuar me dementian në fazat e hershme dhe ndoshta ka edhe sëmundjen e Alzheimer.
Gjykatësja O’Connor ishte e para femër që u emërua në gjykatën e Lartë të SHBA. Ajo u doli në pension në vitin 2016 dhe shërbeu më pas si edukatore qytetare.
Çfarë shkruhej në letrën e saj?
Në letrën publike drejtuar miqve dhe qytetarëve amerikanë, O’Connor tha se mjekët e diagnostikuan disa kohë më parë.
“Meqë sëmundja ka përparuar, nuk do të jem më në gjendje të marr pjesë në jetën publike,”-shkruan ajo.
Ish-gjyqtarja kërkonte të ndante njohuritë e saj me qytetarët ndaj tetë vite më parë krijoi programin e parë të edukimit iCivics, që t’i mësonte të rinjve mbi qeverinë e tyre.
Ajo tha se gjendja e tanishme fizike nënkuptonte se nuk do të mund të ndihmojë më në udhëheqjen e kësaj kauze.
Në letrën e saj, O’Connor u shpreh se do të vazhdonte të jetonte me familjen dhe miqtë në Phoenix, Arizona.
“Si një cowgirl e vogël nga shkretëtira e Arizonës, kurrë nuk e imagjinoja se një ditë do të bëhesha gjykatësja e parë e femër në Gjykatën Supreme të SHBA,”-shkruajti në mbyllje të letrës. “Zoti ju bekoftë të gjithëve.”
KOHA JONË SONDAZH

