“Gjyshe, darka është gati!” në azil kamarierë – striptistë

Përparëse dhe papionë mbi muskuj të kërcyer. Nuk është një festë beqarie, por “darka pikante” që i lejuan vetes 11 gjyshet e një bujtine në Essex, në Britani të Madhe.

Idea ishte e një prej të akomoduarave të Milton Lodge Retirement Home në Colchester, Joan Corp, 89 vjeçare. Koordinatorja e aktiviteteve Claire Martin, ka pajtuar kështu djem të shoqërisë “Hunks in Trunks”.

Një mbrëmje “e nxehtë”, tek e cila morën pjesë edhe disa nga familjarët, u mbyll me masazh….për të thënë “Natën e mirë”!Doll Jenkins, më e moshuara e grupit, e cila mban mbi supe 99 vite jetë, u ka thënë kamarierëve me uniformë “modeste”, në përfundim të darkës së jashtëzakonshme, të ishin të lirë në ditëlindjen e saj të 100-të.

SHKARKO APP