”Gjyshja”, 31 kile më pak në vetëm tre muaj (FOTO)

50-vjeçarja nga Sydney, kishte nisur të humbte shpresat se një ditë do të mund të humbte në peshë. Por një gjë e tillë nuk ndodhi!

Ana Reyes nga Sydney në një rrëfim për Daily Mail, shpjegoi se një mëngjes ishte ngritur dhe i kishte vënë qëllim vetes që të humbiste në peshë. Dhe një gjë e tillë vinte pas disa përpjekjeve të saj në vite.

“Unë nuk mund të shpjegoj se si e shihja veten. Nuk mund të ngjisja shkallët, nuk mund të pikturoja apo të ulesha. Ishte e tmerrshme”-rrëfeu Ana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj duke e parë veten në këtë gjendje vendosa të humbas në peshë. Një gjë e tillë ndodhi falë një diete me ushqime të shëndetshme, rrëfen Ana: “Nuk kam bërë asnjë ushtrim fizik. Gjithçka erdhi falë vullnetit për të ngrënë vetëm ushqime të shëndetshme, e për të larguar ushqimet e ëmbla”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot ajo është 31 kg më pak se para 3 muajsh. Një punë e shkëlqyer, dhe një motiv për shumë të tjerë që nuk marrin guximin për të pasur një trup të shëndetshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?