Gjyshja më seksi në botë: Më pëlqejnë akoma klubet e natës dhe meshkujt

Edhe pse është 39 vjeç, trupi i përsosur dhe fytyra rinore i ka bërë shumë meshkuj të dyshojnë për moshën. Alice Vasquez që njihet si gjyshja më seksi në botë arrin të dalë me meshkuj rreth moshës 20 vjeç. Shpeshherë ka treguar në intervista se kur del me të bijën, të gjithë i ngatërrojnë duke i konsideruar motra. Ajo ka treguar jetën që ka bërë, duke shpjeguar se fëmijën e parë e ka bërë në moshën 16 vjeç dhe pas tre vitesh bëri një fëmijë tjetër. “Njerëzit mendojnë se kam pasur jetë të vështirë, por nuk është kështu. Thjesht rashë në dashuri shumë e re dhe u bëra me fëmijë shpejt. Kur u them meshkujve se jam gjyshe, u duket edhe më seksi. Nuk jam gjyshja tipike. Unë shkoj në palestër gjithë kohës. E urrej të jem gjyshja që ka flokë të thinjura dhe shkop për t’u mbajtur. Vazhdoj të pëlqej klubet e natës dhe me këtë dua të provoj se gjyshet mund të bjënë qejf. Meshkujt më kanë vënë nofkën GILF (gjyshe, do të doja të kaloja natën me ty) vetëm prej paraqitjes”, tha ajo. Tani është gjyshe e tre fëmijëve dhe ndihet tepër e lumtur për jetën që bën.

SHKARKO APP