Gladiator i humorit
Nga Leonard Bombaj – I dashur Goni! Arti yt eshte gjini qe ka disa Ditelindje në vit, suksese, duartrokitje.
Sot po te urojme Ditelindjen qe prinderit caktuan per ty. 100 e pertej i dashur mik!
Kurre nuk harroj minutat ne korridoret e Akademise se Arteve, kur me belbezove “Nard, ju po beni shkolle, por une kam edhe familje për te mbajtur.” Por kjo ishte kaq pak. Kur mora vesh qe jeten e ke nisur nga nëntoka e erret, aty ku endrra eshte “a do shoh diell?”, ti i dashur mik shkove ne ekstremin e jetes. Nga erresira e zymte ne qiellin blu, duke vjedhur rreze dielli, konvertuar ne te qeshura qe sperkat kombin tend. Duket sikur zoti te çoi poshte per te vene ne prove. Por ti me i fuqishem u bere. Si vargu i Poradecit “u zhyte për së thelli-u ngjite majë përpjetë. Per këte arsye une te quaj me nje emer qe nuk rri prane humoristave, “Je GLADIATOR I HUMORIT”.
Ti je qesëndisës,rebel, çapraz,shqeto.Ti gajasesh si grua,argetohesh si femije, behesh melankonik, por butonin e urdheron aq sa do Ti.
Me ty qesh edhe pasi je ndare sepse humori yt gatuhet mençurisht. Je Aset mik! Qe lum ne qe te kemi, por sa merak qe je i rralle.
Te dua i dashur mik pa kushte! Edhe në imperfeksionin tend perfekt. Edhe ne dite gri. Ti je qetesia para stuhise qe plas se qeshuri.
Duke gatuar te qeshuren ti DITE-LIND PËRDITË. Gezuar!
Nardi Bombaj