Goca më e famshme e shkollës, apo më e tërhequr? Grida Duma flet për adoleshencën e saj: Nuk isha ajo në bankën e fundit që…

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Grida Duma, është kthyer pas në kohë, ndërsa ka treguar momente nga adoleshenca  e saj dhe jo vetëm.

E ftuar në emisionin “Pop Culture”, në “Top-channel”, Duma ka rrëfyer se në gjimnaz nuk ka qenë ajo goca trendi që ulej në bankën e fundit të klasës, por as ajo në bankë të parë, që ngrinte gjithmonë dorë.

“Duke qenë se vija nga një shkollë tjetër dhe jo nga një shkollë e përgjithshme dhe duke qenë se Durrësi ishte një qytet i vogël ku njerëzit njiheshin me njëri tjetrin dhe dihej kush studionte arte e nuk është se u mirëprita në gjimnazin e përgjithshëm sepse aty dihej që nxënësit ishin shumë serioz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk isha ajo në bankën e fundit që ishte shumë trendi, por në vitin e parë të gjimnazit u përpoqa shumë ti përshtatesha ambientit dhe të shikoja si ishte atmosfera kush ishin më të rëndësishmit etj etj. Këtë kam bërë vitin e parë kisha vështirësi shumë me Matematikën me Fizikën, sepse ne harxhonim kohë për të studiuar violinë 4 orë dhe nuk ishte prioritet Matematika.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam bërë edhe unë ato kurset jashtë shkolle dhe derisa mbaroi gjimnazi e kapa ritmin. Mund të them se në universitet isha në atë 3-shen më të mirë dhe s’po ndahem nga të tjerët. Në gjimnaz të ngrija dorën e kam tmerr edhe sot kur e bëj, nuk ka nevojë të ngresh dorën, një mënyrë të ngriture dorën po, por jo ai pioneri ajo nuk tregon personalitet dhe individualitet. Këta marrin sadisfaksionit e të qenurit mirë me zyshën, nuk marrin këtë të shokëve por të zyshave, por duhet të zgjedhësh në jetë kaq është e gjitha”- ka rrëfyer Grida Duma.

E pyetur sa përsa i përket lënies së orëve në gjimnaz dhe vendet që frekuentonte, Duma tha:  “Ka qenë një kafe e vockël ishte disi më e bukur se ishte me xhama dhe xhamat reflektonin murin e vjetër dhe dukej sikur ti ishe në një kafe nuk e di se ku në një vend me më shumë infrastruktur se Shqipëria në atë kohë. Dhe unë shkoja aty një herë ose dy herë në javë e kur porositej ajo kapuçino me bustinë dukej sikur kishe një tjetër lloj standarti, s’ishte thjesht kafe, s’ishte thjesht gjimnaziste”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?