Gra bëni durim, edhe 2 shekuj për të arritur barazinë ekonomike

Hendeku gjinor po ngushtohet, por ka ende një rrugë të gjatë përpara arritjes së barazisë së plotë.

Por sa kohë? Sipas raportit Global Gender Gap Report 2018, botuar nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF), vlerësohet se duhet të paktën 202 vite për të arritur barazinë ekonomike mes burrave dhe grave në të gjithë botën.

Raporti është bërë për katër dimensione: pjesëmarrja dhe mundësia ekonomike, arritjet arsimore, shëndeti dhe mbijetesa, si edhe fuqizimi politik.

Organizata vlerësoi se hendeku shëndetësor është pothuajse i mbyllur ndërsa se hendeku i arsimit do të mbyllet pas 14 vitesh.

Por WEF vlerëson se duhet 107 vite që bota të arrijë barazinë politike.

“Kontributi i barabartë i grave dhe i burrave në këtë proces të transformimit të thellë ekonomik dhe shoqëror është kritik,”-shkuajti Klaus Schwab, Kryetar Ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror. “Më shumë se kurrë shoqëritë nuk mund të përballojnë humbjen e aftësive, ideve dhe perspektivave të gjysmës së njerëzimit.”

Në raport shkruhet: “Hendeqet më të vështira gjinore për tu mbyllur janë dimensionet ekonomike dhe politike, që do marrin respektivisht 202 dhe 107 vite për tu mbyllur. Megjithëse hendeku i mundësive ekonomike është ulur pak gjatë këtij viti, përparimi ka qenë i ngadalshëm, veçanërisht në aspektin e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore, ku hendeku gjinor është pakësuar.”

WEF shprehet se disa nga masat që duhet marrë për arritjen e barazisë ekonomike janë: pjesëmarrja e gruas në fuqinë punëtore, barazia e pagave për punë të ngjashme, rritja e përqindjes së grave në pozitat udhëheqëse dhe menaxhuese, si edhe rritja e përqindjes së grave në fushat profesionale dhe teknike.

SHKARKO APP