Gra shtatzëna po konsumojnë hashash dhe s’e kanë keq

Një ndër publikimet mjekësore më prestigjoze në Amerikë, Journal of the American Medical Association, publikoi një punim që vërtetonte se gjithmonë e më shumë gra po konsumojnë marijuanë muajt e parë të shtatzënisë. Si pa teklif.

Gratë kanë konsumuar drogën e lehtë edhe më herët teksa shtatzënë. Vetëm se tani, numri i këtyre grave është rritur në mënyrë të konsiderueshme. Pritej, duke marrë parasysh se përdorimi rekreacional i marijuanës është ligjëruar në shumicën e Shteteve të Bashkuara.

Përpara se t’i kryqëzoni, kini parasysh që studimet në këtë fushë janë të limituara. Janë kryer disa të cunguara që kanë dalë në përfundime të lëkundura për sa i përket dëmeve tek fëmija në afatgjatë dhe afatshkurtër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka mjekë që rekomandojnë marijuana gjatë shtatzënisë për të nxitur oreksin e nënës, ose për ta qetësuar nga ankthi i shtatzënisë. Ka mjekë që nuk e rekomandojnë nga frika se mos fëmija lindet nënpeshë ose zhvillon probleme me kujtesën kur të rritet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim, është e paqartë. Më shumë gra shtatzëna po konsumojnë marijuanë, por s’e dimë ende a është gjë e keqe./Anabel/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?