Grabitet vila luksoze e yllit të Barcelonës dhe këngëtares së njohur

Sa herë flitet për çiftin e njohur Piqu-Shakira vëmendja e mediave rozë është maksimale. Së fundi, është folur se çifti po kalon një krizë në martesë dhe po shkojnë drejt ndarjes.

Por këto thashetheme nuk u konfirmuan kurrë.

Vetë ylli i Barcelonës dhe këngëtarja nuk kanë komentuar asgjë, por janë “përgjigjur” me daljet e tyre së bashku ku duken të lumtur.

Ata janë vënë në qenar të mediave këtë herë për një episod të shëmtuar që u ka ndodhur. Banesa e tyre luksoze në Barcelonë është grabitur mbrëmjen e së martës.

Raportohet se grabitësit kanë marrë disa ora dhe bizhuteri të shtrenjta vlera e të cilave ende nuk bëhet me dije.

Grabitësit thuhet se kanë qenë profesionistë pasi nuk kanë lënë prova. Çifti nuk ndodhej në shtëpi kur ndodhi ngjarja pasi ishin në Gjermani ku Shakira zhvilloi një koncert.

Në banesë ndodheshin prindërit e Pique të cilët nuk panë asgjë pasi ndodheshin në katin e sipërm.

SHKARKO APP