Grabitet vodka që kushton 1.3 milionë dollarë

Është ndoshta vodka më e shtrenjtë e botës dhe pronari i lokalit danez, ku shishja e veçantë u vodh këtë të mërkurë, nuk gjen dot qetësi derisa ta ketë sërish në barin e tij.

“Atë shishe e kam siguruar nga fabrika Dartz, e cila krijon veturat dhe vodkat më të mira të globit. Ka qenë pjesë e koleksionit tim. Sigurisht që jam shumë i shqetësuar. Ajo vodka ishte qershia mbi tortën e 1200 shisheve që koleksionoj. Më e veçanta nga të gjitha”, thotë Brian Ingberg.

Shishja, për krijimin e së cilës janë përdorur 3 kg ar dhe tre të tjera argjend, kushton mbi një milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo fitoi vëmendje të madhe pasi u shfaq në serialin e famshëm televiziv amerikan “House of Cards”. Shishja e vjedhur qe zbukuruar ndër të tjera edhe me pjesë lëkure nga një makinë, që pat garuar në Monte Carlo, në vitin 1912.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?