Green-Cola, zgjidh të pish Cola dhe të jetosh një jetë të shëndetshme
Që nga krijimi i pijeve freskuese, e veçanërisht Cola, ka qenë një forcë lëvizëse në tregun konsumator. Duke filluar nga fëmijët e vegjël e deri tek më të moshuarit, të gjithë ne kemi konsumuar dhe i kemi shijuar ato. E megjithatë, për herë të parë në tregun Shqiptar, ne mirëpresim një pije të re Cola, e cila është e përkushtuar për të na ofruar shijen unike të Cola-s, por, në mënyrën më natyrale të mundshme! Ju prezantojmë me Green Cola, një pije freskuese, në gjendje të përmbushë pritshmëritë e të jetuarit një jetë më të shëndetshme. Pijen e lançuar kohët e fundit, mund ta gjeni tashmë të rreshtuar në raftet e freskët të marketeve tona.
Ekipi i Green Cola është kujdesur shumë duke krijuar një recetë unike, për të garantuar kështu që pija freskuese e ofruar të jetë autentike me shijen joshëse të Cola-s.
Green Cola është ëmbëlsuar në mënyrë natyrale me ekstraktet ëmbëltuese të bimës të Stevias, duke mundësuar kështu një produkt me zero sheqer dhe zero kalori.
Stevia Rebaudiana është një bimë e jashtëzakonshme, e zbuluar rreth 1500 vjet më parë në Amerikën Latine. Ajo nuk ka asnjë efekt negativ në Indeksin e Glicemisë (GI-Glycemic Index) dhe Glycemic Load ndërsa në të njëjtën kohë ndihmon në normalizimin dhe ruajtjen në nivelin e duhur të glukozës në gjak.
Përveç sheqerit, formula e Green Cola, nuk përmban asnjë ingredient prezervues siç janë aspartame, acidi fosforik apo prezervantë të tjerë. Për më tepër, kjo pije përmban në formulën e saj kafeinë natyrale të nxjerrë nga kokrrat e kafesë jeshile. Kombinimi i suksesshëm i ingredientëve të saj i mundëson Green Cola-s të aktivizojë metabolizmin, duke i shmangur kështu kaloritë e tepërta e të padëshiruara.
Si rrjedhojë, kjo pije është një kombinim perfekt për njerëzit të cilët ndjejnë kënaqësi duke pirë Cola-n, por që në të njëjtën kohë janë duke ndjekur një regjim ushqimor, dietë ose thjesht duan të kenë një mënyrë të shëndetshme jetese. Green Cola është një pije miqësore me diabetin dhe mund të konsumohet nga njerëz të të gjitha moshave pa asnjë hezitim, përfshirë këtu edhe gratë shtatzëna, apo fëmijët. Filozofia thelbësore e Green Cola dhe vizioni i vazhdueshëm është t’i përgjigjet nevojës gjithnjë e në rritje për një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, pa qenë e nevojshme të bëni kompromis me shijen dhe kënaqësinë. Tani ju mund të shijoni dhe të lini veten tuaj të lirë nën shijen tuaj të preferuar të Cola, pa asnjë ndjesi faji.
Green Cola është lançuar në tregun shqiptar gjatë muajit Gusht 2019. Produkti mund të gjendet në dyqanet e Interspar në TEG dhe QTU; në rrjetin e supermarketeve Xhangolli; në 20 supermarkete të rrjetit Big Market si dhe në disa dyqane të vogla dhe bar kafe. Green Cola shpërndahet në tregun shqiptar nga Birra Korça sh.p.k, e cila është në mbështetje të produktit dhe synon të rrisë rrjetit e shpërndarjes në nivel kombëtar.
Kërkojeni Green Cola në dyqanet tuaja të preferuara dhe do të zbuloni pijen që i mungonte jetës suaj. Kërkoni për anën Green të Cola!