Greqia, e vërteta që na kanë fshehur!

Emisioni “Arena” në RTV Ora News  me gazetarin Dritan Hila  është ndarë në dy korpuse. Në korpusin e parë është ndaluar në një dokumentar grek të televizionit Skai të realizuar në 2011. Ndërsa pjesa e dytë do ti kushtohet një interviste me historianin Pëllumb Xhufi.

Dokumentari quhet “Mitet kombëtare” dhe është një shikim ndryshe i historisë greke, i zhveshur nga të gjitha mitet që ne jemi mësuar ti dëgjojmë vazhdimisht, jo vetën nga politika, por edhe nga diplomacia.

A janë grekërit vazhduesit e helenëve të dikurshëm? Apo invazionet bullgare, protobullgare, gote dhe vizigote, normanët, otomanët, kryqëzatat bënë që kjo popullsi të përzihej.

A janë grekët e sotëm vazhduesit e atyre të dikurshëm? Apo ky është vetëm një mit? Këtë trajton dokumentari.

Dokumentari i zbardhur

Autori

Ne 27 shtator të 1831 Joanis Kapodistria vritet në një nga rrugët kryesore të Nafplios.Vendi zhytet në një cikël të ri luftrash civile.Shumë shpejt behët e qartë se përpjekjet e kryeqeveritarit të parë grek për formimi e një shteti të ri, të fuqishëm ,të pavarur ,do të bien në humnerë.Grekët nuk mund të qeverisin vendin e tyre.Të ngulitur në periudhën e perandorisë osmane ,ata nuk mund të shohin perpara.perpiqen të mbajnë privilegjet që gëzonin deri tani dhe i kundërvihen cdo përpjekje për të formuar një shtet të ri drejtësie. Por qeveritë europiane i kanë marrë vendimet e tyre në lidhje me të ardhmen e vendit. E vetmja zgjidhje është të gjejnë një udheheqës dhe një ideologji që të bashkojë grekët.Ka ardhur ora të formojnë mbreterinë e Greqisë.

Ky është një dokumentar i censuruar nga Kisha Greke sepse permban të vertetën e pamohueshme që grekëve nuk u është thënë kurrë më parë. Shumica e tyre, biologjikisht, pra me gjak, janë ARVANITAS  SHQIPETARE të helenizuar.Ata nuk janë parardhës të grekëve të lashtë dhe që historia e tyre moderrne është e mbushur me të paverteta historike që sot po pranohen vetëm nga ajo pjesë e shoqerisë greke qe beson te thenia e Aristotelit ” E KAM MIK PLATON POR ME MIK KAM TE VERTETEN .”

Ne 1832 kurora greke nuk është një medalje per tu patur zili. Behet fjalë per një pjesë të territorit grek të shkatërruar nga lufta dhe përplasjet civile. Megjithatë mbretëria greke ushtron një tërheqje të cuditshme për qeveritarët europianë. Nuk është vetëm sfida për të krijuar një shtet të ri është edhe entuziazmi për shoqatat që lidhin shtetin e ri me Greqinë e lashtë.

Gazetari

Entuziazmin për rilindjen e shtetit Grek  e shfaq edhe një pro-grek i flaktë, monarku i Bavarisë, Ludoviku i parë. Ludoviku e ka mbështetur me zjarr kryengritjen greke dhe zgjedhja e djalit të tij , 17 vjecari Otto ,si kryeministër i parë i shtetit grek, nuk është e rastesishme.Ludoviku e adhuronte Greqië e lashtë Në kohën që Lordi anglez Helgin heq mermerin nga Parthenon ,Ludoviku skicon dhe ndërton një kopje të tij në zemër të Bavarisë.Një ndër planet e Ludovikut është ta kthejë Mynihun ,në Athinën e Bavarisë.Në shkollat e mini –shtetit ,mësimi I greqishtes së lashtë është i detyrueshëm. Deri në 1830 Bavraia është bërë zemra e grekofilisë dhe Mynihu ngjan më shumë me një qytet grek se sa vetë Athina.Piktorë bavarezë ,të shtyrë nga Ludoviku ,udhëtojnë në Greqi ,frymëzohen nga e kaluara klasike dhe e pasqyrojnë atë sipas prirjeve romantike të kohës. Njërit prej piktorëve ,Peter fon Hes, Ludoviku do ti ngarkonte një detyrë më të vecantë.Të pasqyrojë heronjtë e 1821.Janë deri më sot pikturat më të njohura të kryengritjes greke.

Personazhi 1

Është nje avantazh tepër i madh për Greqinë të ketë miq në të gjithë botën të cilët mendojnë se Greqia është një vend i vecantë.Qindra vende të vogla do të donin të kishin të njëjtën dashuri dhe njohje të menjëhërshme.

Personazhi 2

Nga viti 1830 greqia është i pari komb –shtet i pavarur në europë dhe besoj se këtë nuk do ta kishim arritur kryengritesit grek nqs nuk kishin atë që quhet <yll >.Cfarë është ky < yll> ? Është qytetërimi i lahtë grek, sepse në sytë e atëhershme të një Europe tepër konservatore, të qeverive monarke të kohës ,liria e Greqisë është rilindja e një qytetërimi të lashtë që të gjithë e respektojmë.

Në mëngjesin e 6 shkurtit të 1833 ,17 vjecari Otto ,zbarkon në Nafplio .Vitin që vjen drejtohet për në kryeqytetin e ri të Greqise, Athinen.Mbreti i ri i Greqisë nuk ka ardhur vetëm .Ardhja e tij shoqërohet me hua të shumta financiare dhe nje trupë ushtarake prej 3.500 oficerësh të cilët do të vendosin modelin administrative bavarez në Greqi.Puna e tyre nuk ka të bëjë vetëm me organizimin e shtetit grek dhe të ushtrisë.Nga copat e ndara të tokës greke bavarezët duhet të formojë një pjesë të bashkuar me identitet të përbashkët dhe harmoni kombëtare.

Personazhi 3

Kur formohet një shtet që merr në dorëzim një shoqëri të shumëcopëtuar,dhe që për më tepër shkatërrohet ekonomikisht nga kryendritjet për arsye të mosmarrëveshjeve politike , një nga përparësitë është jo vetëm vendosja e rendit dhe e ligjit por edhe krijimi I një identiteti të përbashkët që do të bashkonte shoqërinë dhe do të kthente nga një popullsi me një identitet tradicional në një komb të moderuar.

Autori

Zgjedhja e Athinës si kryeqytet I ri I mbretërisë greke bëhet për arsye të qarta.Greqia e lashtë do të jetë pika referuese per riorganizimin e shtetin e ri .

Personazhi 4

Nga momenti që Ludoviku ,babai I Otto-s arriti të verë në front djalin e vet, në atë vend që quhej Hellas, jo Greqi ,zbuluan edhe Athinën, dhe duhej patjetër që Otto të ishte mbret në Athinë.

Autori

Ne vitet e mëpasshme ,bavarezët u munduan të zhduknin cdo gjë që të kujtonte të kaluarën e afërt otomane të Athinës ,dhe restauruan monumentet e lashta të qytetit.Kryeqyteti I greqisë rindertohet sipas modelit të Mynihut.

Gazetari

Përparësi shtetit të ri është konfirmimi I prejardhjes greke.Sapo Otto vë këmbë në Greqi ,gjëja e parë që bën është ndryshimi I monedhës .Rikthen pas 2000 vjetësh dhramin dhe heq monedhën e Kapodistrias ,finikun ,me kuptim më pak simbolik.Rrugë dhe lagje të Athinës marrin emra filozofësh të lashtë ,emra heronjsh dhe dramaturgësh antikë.Cdo gjë që kujton Greqinë e lashtë bëhet simbol I shtetit të ri.

Personazhi 1

Vetë Greqia bëhet  < filohelene > .Dhe kështu kemi perpjekjet e vazhdueshme në shekullin e 19 –te për të vënë në dukje Akropolin dhe Parthenon.Rrugët e Athinës marrin emra të heronjve dhe perëndive të lashta greke.Rikthehet dhramia dhe njerëzit fillojne të flasin katharevusa ( greqishten zyrtare e shek 19 –të ) .

Personazhi 4

Sigurisht edhe Bavarezët e flisnin greqishten zyrtare të kohës ,por e flisin aq me passion saqë mendonin se po flisnin greqishten e lashtë.Ky idealizëm I gjuhës së lashtë u bë bazë për zhvillimin intelektual të Greqisë fatkeqësisht ,ose fatmirësisht ,sepse pa këtë bashkim ende sot do të flisnim gjuhën Arvanitase.

Personazhi 1

Ishte një përmbytje me element antike dhe një përpjekje që nëpërmjt grekëve të lashtë të bashkohej vendi I cili ishte I përcarë përpara revolucionit .

Autori

Por bashkëpunimi në mbretërinë greke nuk është një cështje e thjeshtë .Greket janë përfshirë në luftëra civile të njëpasnjëshme dhe udheheqësit e revolucionit e kanë tepër të vështirë të ekzistojnë bashkë në skenën politike.Bashkimi kombëtarë mund të kultivohet vetëm në sferën e fantazisë me rithurjen e historisë.Bavarezët as më pak e as më shumë duhet të krijojnë një legjendë të kombit grek për të gjithë shtetasit e mbretërisë.

Personazhi 3

Si do të formohet ky identitet në rastin e Greqisë? Sigurisht me reduktim të historisë .Që të bëhet ky reduktim në histori disa herë duhet të fshihen faktet .Në shumë raste kjo është quajtur legjendë kombëtare.Këto reduktime janë kapur jo dhe aq shpesh në Grei ,sesa në Mynih , e cila ishte një mbretëri neoklasike nën sundimin e filo –grekut Ludovik ,babai I Otto-s ,I cili zbukuroi kryeqytetin e tij me ndërtesa neoklasike.

Gazetari

Një nga këto ndërtesa është Propilea e Mynihut .Këtu në zemër të kryeqytetit bavarez ,Ludoviku ndërton një monument mbresëlënës në përkujtim të revolucionit grek.Me gërma të mëdha greke shkruhen emrat e të gjithë atyre që luajtën rolin kryesor në vitin 1821.

Personazhi 3

Dhe këtu shkruhen ,ngjitur njëri me tjetrin ,emrat e të gjithë atyre që luajtën role të rëndësishme në konfliktet ideologjike ,shoqërore dhe politike pëe clirimin e Greqisë .Këtu shohim përkrah njëri –tjetrit ,Riga Fereon dhe patriarkun Grigori ,edhe pse në të vërtet ishin kundrshtarë ideologjik. Shohim Jani Kapodistrian dhe Adhamantio Korain ,shohim heronj të revolucionit të cilët shumë herë luftuan me njëri –tjetrin e megjithatë janë figura të vërteta historike ose udhëheqës të revolucionit për clirim .

Autori

Pavarësisht nga miqësia apo përplasjet për vdeke ,të gjithë emrat  e heronjve të revolucionit përkujtohen me të njëjtën mënyrë si një trup I vetëm.Monumenti bavarez tregon në mënyë të qartë rolin me të cilin duhet të skruhet historia e revolucionit të 1821.

Personazhi 5

Kjo është ajo që quhet legjenda e 1821 .Do të thotë që një popull mund të rilindë përtej mizerjes së tij, përtej dinakërisë së tij ,përtej luftës për të mbijetuar,pertej <grupeve > që bënin mëkatarë të ndryshëm dhe mbijetonin duke dhënë një shembull madhështie .Kjo është legjenda e 1821 –shit e cila bazohet diku.Është një lelegjendë e vërtetë .Gjithsesi të githa legjendat e kanë një bazë ,nuk janë të rastësishme.

Personazhi 3

Kështu formohet baza për bashkimin e kombi grek dhe bashkimin e ideologjisë e cila është e nevojshme nga ana shoqërore .Shoqëritë I kërkojnë këto përpunime dhe thjeshtime.Sigurisht që mund të kemi një mërzitje të historianëve, por nga ana tjetër ato mbjellin ndjenjën e bashkimit në popull dhe japin emocionet e duhura për të bërë të mundur mbijetesën e shoqërisë .

Autori

Që të shmangë trazirat dhe shpërbërjen ,mbretëria e sapoformuar e Greqisë ,kërkon disa mjete të fuqishme për bashkim .Një nga këto është Kisha Ortodokse.Identiteti krishter vazhdon të bashkojë Rumelinë dhe Peloponezin ,më shumë se adhurimi i lashtësisë.

Gazetari

Në vitin 1833 ,bavarezët bëjnë të mundur formimin e kishës autoqefale dhe e vënë në shërbim të kurorës mbretërore .Kështu fillon një thjeshtëzim I domosdoshëm I historisë rreth rolit të kishës ortodokse në Revolucionin 1821.Mundohet ti jepet perparësi një ideje sipas të cilës paria kishtare ishte njëzëri pro revolucionit ,dhe ato pak herë që nuk e mbështeti kryengritjen kundër otomanëve e bëri për arsye taktike.

Personazhi 5

Grigori I pestë ,kur hoqi dorë nga revolucioni dhe mallkoi Aleksanër ispilantin , nuk e bëri për ti hedhur hi syve ,sic thanë disa.Aspak.Ishte në ideologjinë e kishës të mallkojë veprime rrënjëisht të dhunshme.Por duke mallkuar revolucionin , nuk e shpëtoi dot jetën e vet , dhe ky ishte gabimi fatal I otomanëve ,të cilët nuk e kuptonin se duke goditur parinë e kishës ,detyruan të tjerë të marrin pjesë në revolucion.

Thenie e kishes

<Kisha jonë ishte nje ruajtës I vërtetë I thesarit kombëtar dhe punishte heronjsh brenda së cilës në epoka të errëta të skllavërisë ,rindizet zjarri I idealeve kombëtare dhe kryhet mesha për ringjalljen e atdheut >

Personazhi 5

Shteti Grek ,kur bashkoi kishën me revolucionin , <nacionalizmin modern > ,përpunoi edhe legjendat e nevojshme

Legjenda më e njohur është shkolla e fshehtë ,sikur priftërinjtë rrezikuan kur ndihmuan fëmijët të mësonin gjuhën ,dhe kjo bëhej fshehurazi ,sepse turqit e kishin ndaluar.

Min 18.20

Autori

Piktura e famshme e Nikola Gizit <Shkolla e fshehtë > , u pikturua në vitin 1886.Gizi I përket shkollës së Mynihut e cila vazhdon traditën filogreke të piktorëve bavarez ,duke pasqyruar momente dhe pamje të revolucionit grek .Forca e portretit ndodhet në realizimin dhe atmosferën imponuese të saj.Por edhe kjo pamje është krejtësisht e sajuar.

Prifti

<Kështu fëmijët e mi .Edhe ju filizat e rinj duhet të luftoni me gjithë shpirt që të bëhet përsëri Greqia jonë e lire…..

Personazhi 5

Shkolla e fshehtë është krijesë e shtetit grek

Me vone .Perse ? Për të forcuar ,për ti dhënë një  vend të vecantë fesë dhe mënyrës se si mësohet feja në shkollë.

Feja nuk beson në gjërat e kësaj bote ,përgatit krishterë të mirë për botën tjëtër.

Kodi fetar nuk përfshin revolucionin .Revolucioni është një gjë e keqe ,nuk është në dëshirën e Zotit ti të ngrihesh dhe të shkaktosh trazira.Por kur u formua shteti grek, që ishte produkt i një revolucioni ,duhet të vendosë edhe kishën si pjesë të revolucionit.Sigurisht ekzistonin priftërinj revolucionar, por nuk ishte kjo pozita zyrtare e kishës .

Personazhi 5

Nuk besoj se turqëve u interesonte nëse kristianët flisnin gjuhën greke apo sllave.U interesonte që besimtarët e tyre të flisnin gjuhën e islamit .Sec bënin kristianët as që u interesonte fare.Nuk besoj se u interesonte .Gjithë të tjerat janë prralla.

Autori

E vërteta është se në kohën e sundimit ottoman ,kisha luajti një rol vendimtar në mësimin e gjuhës greke duke kontribuar kështu në shpëtimin e brezit.Megjithatë ,100 vjet para revoluconit ,nje shtresë qytetare e mesme kërkon të ketë të drejta në kulturimin e vet.kërkon një mënyrë edukimi më modern ,dhe përdorimin e gjuhës ,filozofisë dhe shkencës së lashtë greke. Gjithnjë e më tepër në komuitetet greke hapin dhe funksionojnë lirisht shkollat e tyre

Personazhi 3

Rilindja zhvillohet në qëndrat e arsimit brenda territorit otoman në qytete të mëdha aty ku grekët tradicionalisht kishin shkollat e tyre.Janina është ndër qendrat kryesore ,Smirni (Izmir ) Kydonies më vonë ,Stambolli ,ndonjeherë qëndrat e arsimit në Peleponez ku arsimohen fëmijët  dhe mësuesit që trasformohen pastaj në të gjithë qytetet dhe shkollat e Greqisë .Me rilindjen do të brumosen të gjitha ndryshimet shoqërore dhe intelektuale të cilat do të drejtojnë vendin në revolucionin grek.

 

Gazetari

7 vjet pas fillimit të revolucionit kryeministri Jani Kapodistria u pyet nga kryeminitrat e Fuqive të Mëdha për  numrin e popullsisë turke në Peleponez.Kapodistria dhe dy numra ,perpara vitit 1821  42.750 persona ,pas vitit 1821 ASNJË.

Autori

Është një e vërtetë tepër e vështirë për tu besuar sot që Greqia dikur strehonte një numer kaq të madh turqish.Jetonin në komunitete të vogla të shpërndara në të gjithë territorin grek,bujq ,tregtarë ,nëpunës shtetëror dhe familjet e tyre nuk njihnin tjetër atdhe për qindra vite me rradhë.Pas pranverës së vitit 1821 ,gjurmët e tyre zhduken.Dhjetra mijë turq burra ,gra,fëmijë, vriten brenda disa javëve.Masakrat janë pa dyshim një pjesë e pandarë e revolucionit grek.Dhe në këtë pikë takojmë një tjetër legjendë për revolucionin e 1821-që masakrat kundër të pambrojturve ishin vepra të njëanshme turke.

Personazhi 5

Legjendat më të shumta thuren nëpër shkolla dhe nga njëra anë është e kuptueshme .Si mund ti thuash një fëmije që stergjyshi I tij vriste turq,I copëtonte dhe I hidhte në pus kur hynte në qytet dhe u vidhte gjithcka kishin ? Po tia thuash një fëmije do shokohet ,do thote -Atëherë pse jemi ne më të mirë se ata,ku ndryshojme ? Epërsia jonë morale ku qëndron ?

Personazhi 1

Në Europën Perëndimore ,shekullin e kaluar në luftërat e mëdha fetare ,ndodhte pikërisht e njëjta gjë. Kushdo që rezistonte, vritej.Nuk ishin vrasje të rastësishme fqinjësh që të vidhnin shtëpitë e tyre, ishte një politikë. Ortodoksët grekë donin të ndiqnin myslimanët ,dhe sunduesit mysliman konsideronin se grekët ishin rebeluar, nuk kishin më të drejta. Kështu ne shikojmë shembuj të kësaj politike në Tripolica dhe në Kios.

Personazhi 5

Kios u bë shembull i tragjedisë së shfarrosjes. Për të gjithë të huajt u bë një pikë referimi. Kios u bë shume i njohur edhe pse ka qytete të tjera ku u bënë masakra , ajo e Kios u bë e njohur në të gjithë botën .

Personazhi 1

Kemi raporte të ambasadorëve të huaj që u thonë otomanëve: Nuk mund të vazhdoni të masakroni njerëzit. Dhe ata përgjigjen.-Duhet të na lini. Kjo është perandoria jonë dhe këto janë zakonet e fesë sonë .

Personazhi 5

Dhuna është mënyrë jetese e kohës. Që të mbijetonin njerëzit ,që të sundonin përdornin dhunën.

Kur hynin në një qytet dhe thernin popullsinë ,nuk ishte e cuditshme ,ndërsa tani të gjithë ngelën të shtangur. “U bënë në Tripolica të tilla shfarrosje ” ? Sigurisht u bënë të tilla shfarrosje në Tripolica dhe turqit bënë në vende të tjera.

Autori

Nga të gjitha shfarrosjet e popullsisë të pambrojtur myslimane, sipas dokumentave ajo e Tripolicas është më shtazorja. Kur grekët e armatosur e pushtojnë qytetin, atje kishte më shum se 35.000 turq. Shfarrosja që do të ndjekë më pas pasqyrohet me hollësi në himnin për liri të Dionisi Solomu poezia e të cilit do të përdoret 40 vjet më vonë si himn kombëtar i Greqisë.

Gazetari

Shumica e njerëzve njohin vetëm dy vargje nga 150 që ka poezia e Solomonit. Por po të lexojmë diçka më tepër se ato dy vargje do të zbulojmë se himni yne kombëtar nuk është vetëm një himn për lirinë.

Shiko duar të dëshpëruara si korrin jetë ,

Dhe si bien të copëtuara koka, duar dhe këmbë ,

Dhe gjerdane dhe shpata me tru shpërndarë gjithandej,

Dhe carjet nëpër kafka

Dhe zorrët gjithë llahtar,

Kujdes nuk ben asnjë në therje shkojnë të gjithë pëpara,

O mjaft më mjaft, sa do të zgjasin këto vrasje ?

Himni ynë komëtar perveç himnit për liri është dhe një pasqyrim i dhunës së revolucionit.

Personazhi 5

Besoj se Solomoni është shumë herë më pak naiv sesa besohet në përgjithësi.Nëse dikush do të lexojë vargjet e himnit të lirisë dëshmonë në mënyrë poetike dhe realiste të vërtetën e asaj kohe .

Autori

Revolucioni i 21 si të gjitha kryengritjet e armatosura është një histori e  përgjakur.Shfarrosje dhe hakmarrje ,epidemitë dhe uria ,luftëra civile dhe vrasje ,plackitje,refugjat dhe skllavëri.Të gjithë këto përshkruajnë një realitet të cilin edhe grekët edhe turqit duan ta harrojnë. Qeveria e re greke duhet të ngrihet nga gërrmadhat dhe  që ta bëjë këtë duhet të fshijë një pjesë të së kaluarës aq të trazuar .

Gazetari

Me ideologjinë bazë atdhetarizmin sipas modelit bavarez, përparësia e qeverisë greke është të fshihet e kaluara otomane e Greqisë. Në vend të saj do të sundojë trashëgimia e lavdishme dhe optimiste e lashtësisë.

Autori

Në Athinë ,ashtu si edhe në cdo cep të Greqisë shikojmë mbeturinat e një bote e cila duket të jetë shpërndarë në qindra pjesë papritur dhe në mënyrë tepër të dhunshme.Të gjitha gjurmët e një historie qindra vjecare janë zhdukur.

Personazhi 6

Një ditë kur shëtisja nëpër Athinë që të shihja monumentet e lashta u drejtova për te tregu i lashtë dhe vura re një xhami dhe fillova të mendoj: Sa gjëra dimë për Athinën nga ajo periudhë ? Nuk e di nëse e keni vënë re që Akropoli është pastruar nga shumë të dhëna dhe duhen njohuritë e një specialisti që të mësojmë se çfarë është hequr .

Personazhi 1

Nese shohim pikturat e vjetra të Athinës ekziston një varrezë myslimane atje ku tani është garazhi i Akropolit. Nuk u zhdukën vetëm njerëzit por u zhdukën edhe monumentet që dëshmonin prezencën e tyre.Në Athinë për shembull kishte shumë xhami dhe minaret, por sot është shumë e vështirë të gjesh gjuurmët e tyre.

Personazhi 6

Kishte dhe një fshat aty lart të peridhuës së fundit otomane me shtëpi tradicionale, të cilat i shikon vetëm në pikturat e vjetra, si dhe në muret me frëngjishtë që u ndërtuan nga kryqëzatat rreth Akropolit.

Personazhi 5

Shteti Grek e bazon të gjithë filozofinë dhe arsimin e tij në një mos pranim të plotë të të kaluarës otomane. Dmth është harruar çdo gjë që ka lidhje me të kaluarën tonë otomane. Nëse është e mundur të mos na  kujtojë asgjë sundimin turk ky është qëllimi. Këtë e bëjnë të gjithë popujt e rinj, të gjithë. Mohojnë një të kaluar dhe krijojnë një të re e cila bazohet në një të kaluar më të largët e cila lind përsëri dhe kështu kemi rilindjen.

Personazhi 6

Por si do të jetë Greqia e re ? Duhet ti afrohet imagjinatës që ka Perëndimi për të. Ky është portreti që duhet të krijojmë. Nëse duhet të rilindim Greqinë si një vend me rëndësi, duhet të ndërtoht sipas madhështisë së periudhës klasike. Kështu nqse rindërton Athinën do të ndërtosh një universitet neoklasik, një pallat neoklasik etj.

Personazhi 1

Shteti bashkëkohor grek krijon qëllimisht historinë e tij. Është një histori pro greke që shkon për shtat me luftën për pavarësi. Kështu bëhet legjendë.

Personazhi 6

Nuk besoj se është thjesht një problëm grek ,sepse u krijua kryesisht nga historian perëndimore. Është një problem Europian që lindi edhe nga nevoja e krijimit të një legjende për prejardhjen e Europës, edhe Greqia kishte rolin e saj.

Personazhi 4

Keqkuptimi i madh sigurisht filloi me sundimin bavarez, kur zbritën Gjermanët gjetën një vend që nuk funskiononte dot me asnjë mënyrë. Gjetën varfëri dhe mizerje të frikshme. Dhe thonin: Si mund të quash një lypës të varfër e të mjerë , që gjendej në rrugët e Athinës asaj kohe ,dhe meqë ra fjala fliste gjuhën arvanitase, ta quash Helen ? Nuk ka asnjë lidhje. Pastaj u kthyen në Gjermani dhe thanë –Atje poshtë (ne Greqi ) nuk mund të bëjmë asgjë. Nuk mund të shpëtohet ai vend dhe se greket e sotëm nuk kanë asnjë lidhje me grekët e lashtë.

Gazetari

Në kohën kur mbretëria e Greqisë mundohet të mëkëmbet një historian bavarez, Falmerajeri, sjell në tavolinë një teori të re me qëllime dhe pikpamje të cilat drejtohen kundër monarkisë së vendit të tij. Qëllimi i tij? Të poshtërojë filogrekët e pamasë të monarkisë së vendit të tij.

Autori

Falmerajeri petendon se grekët e sotëm si racë nuk kanë asnjë lidhje me grekët e lashtë. Natyrisht që teoria e tij sjell panik në mbretërinë e Greqisë.Jo sepse nuk pranon kundërshtimet serioze të historianëve, por sepse saboton afirmimin e një legjende tepër të volitshme për regjimin e monarkisë dhe të shtetasve të tij.

Personazhi 2

Falmerajeri duket se u nervozua nga lulëzimi i filogrekëve në Bavari dhe vendosi të sjell prova që këto legjenda ishin të rreme. Falmerajeri solli në skenë historinë e  ndërmjetshme nga periudha e sundimit romak në Greqinë e lashtë deri te pushtimet sllave të shek të 6-të, dhe arritjen e shqipëtareve në Veri në shek e 14-të. Pra sipas Falmerajerit, zinxhiri që lidh grekt e lashtë me grekët e sotëm nuk ekziston, është shkëputur dhe jo vetëm një herë, por tre herë.

Personazhi 4

Dmth Falmerajeri është armiku më i madh i grekërve, antigreku më i madh për Greqinë

Autori

Teoria e Falmerajerit vë në dyshim lidhjen e Greqisë së sotme me Greqinë e lashtë, vazhdimin e helenizimit si komb.Në këtë moment hyjnë në skenë dy emra të mëdhenj të historisë greke. Bizantologu dhe folkloristi Spidhiron Zabeli dhe historian Kostandiono Paparigopulos

Personazhi 2

Sipas shkrimeve të këtyre dy njerëzve , duke filluar nga dhjetëvjeçari i 1850 dhe më pas formohet një vazhdim i helenizimit.

Personazhi 5

Shikoni, ashtu siç pretendon edhe Paparigopulos, nuk ka një mosvazhdim në histori. Ajo paraqitet me ndryshime periodike dhe tranzicione.Ekzistojnë periuda tranzicioni  dhe periudha të palëvizshme .

Personazhi 2

Në këtë mënyrë çarjet që kishte gjetur Falmerajeri dhe ngulte këmbë në to bëhen hallkat lidhëse. Sepse sipas Paparigopulos dhe Zabelit, gjendja e një kombi rilind e ndryshuar ,por është e njëjta.

Gazetari

Grindjet e historianëve bashkekohor nuk janë vetëm teza teorike rreth ideologjisë për problemet e historisë. Vënë në dukje edhe një problem patetik të cilin mbretëria greke duhet ta zgjidhë menjëherë.Integrimin e një populli tepër të përzier në një komb të bashkuar.Bëhet fjalë për banorët e kombësisë shqiptare ,të quajturit arvanitas,të cilët kishin dhënë një kontribut tepër të cmuar në sukseset ushtarake gjatë luftës për pavarësi.

Personazhi 5

Arvanitasit ndahen në dy grupe –arvanitasit ortodoks dhe arvanitasit mysliman të cilët i quajnë zakonisht turko-shqiptar .Arvanitasit ortodoks ishin ndër udhëheqësit më të rëndësishëm të luftës së 1821,p.sh Suliotët. Në të njëjtën mënyrë arvanitas tepër të zotë në det ishin ata të ishullit të Hidrës dhe Speces, çishin Suliotët e tokës, ata ishin në det. Njerëzit në atë kohë kishin njohuri të mëdha. Marko Bocari në atë kohë bëri një fjalor të gjuhës greke dhe shqiptare, i cili është një fjalor tepër interesant. Duket qartë që ka njohje të dyja gjuhët dhe do të shtoja se dinte edhe turqisht mjaftueshëm të komunikojë, pra tre gjuhë i dinte. Kolokotroni gjithashtu.

Personazhi 7

Është tepër e vështirë të flasim për grekë të pastër në një perandori shumëkombëshe ashtu siç nuk mund të flasim për shqipëtar të pastër, turq të pastër etj. Në mënyrë karakteristik Paparigolopulos, në një moment detyrohet të flasë për shqiptarët dhe grekët dhe e gjen tepër të natyrshme që ata (arvanitasit) duke qënë të krishterë të jenë kandidatët më të mirë për integrim në kombin grek. Flet për kombinimin ideal të cilësive greke dhe shqiptare duke thënë se ndërsa cilësitë greke kanë epërsinë intelektuale, një fisnikëri kulturore cilësitë shqiptare sjellin në rracën greke gjallëri , vrull, trimëri dhe bashkimi i këtyre dy të dhënave afirmojnë Greqinë moderne.

Personazhi 5

Arvanitasit u shkrinë në shoqërinë greke dhe u bënë më grek se vetë grekërit ,në një farë mënyre ….

Autori

Ndoshta rolin vendimtar në krijimin e identitetit të ri kombëtar e luajti gjuha.Greqishtja nuk ishte vetëm gjuha e ortodoksisë dhe e tregëtisë, ajo ishte gjuha që kishte sjellë idetë e iluminizmit dhe të revolucionit francez dhe të pavrësisë.Këtë e ka kuptuar edhe Kapodistria , në vitet e para heroike ,kur mundohet të hedhi themelet e një shteti të ri.Hapja e shkollave dhe e universitetit të parë në Greqinë e shkatërruar të asaj kohe ,kanë rëndësi vendimtare.Gjuha greke dhe arsimin janë të vetmet që mund të bashkojnë komunitetet e copëzuara në një komb.

Personazhi 5

Arsimi Grek ishte fillimi I forcës së madhe të shtetit grek ,pushtuesi I vërtet është shkolla greke.Kush është ajo që identifikon kombësinë e një populli ? Kultura e tij.Cfarë është kultura ? Gjuha. Gjuha dhe cfarë sjell ajo në kulturën ekzistuese.Porta është e hapur. Grekët janë të gjithë ata që marrin pjesë në sistemin arsimor të saj sipas konceptit të Isokratit, i cili është një kconcept i hapur i nacionalizmit në shek e 19-të, i cili sigurisht ndryshon në shek e 20 –të ,por në shek e 19 –të ,si përgjigje në fiksimin biologjik të Falmerajerit ,është tej e përtej e hapur ,kjo është më e bukura.

Personazhi 7

Shembull karakeristik është adoptimi i fustanellës. Fustanella është një veshje të cilën zakonisht në ballkan e përdorin vetëm Shqiptarët.

Truprojat presidenciale e përdorin sot si veshje karakteristike ,uniforma bazohet te fustanella një veshje e pastër shqiptare,nqse doni të flasim me terminologji kombëtare.Në kundërshitm me ata që mbështesnin se nacionalizmi ka vetëm njëllojshmërin si qëllim ,shikojmë që ka brenda tij të dhëna kompromisi që i lejojnë të ketë një elasticitet.

Personazhi 2

Nevojitet një përkulshmëri, një popull duhet të përshtatet në një farë mënyre e të mos bëjë llogarit sipas realitetit bashkohor.Dhe ndoshta kjo është ndërgjegja që mbizotëron akoma edhe sot në Greqi që është një popull i stërlashtë por që ka pasur shumë ndryshime dhe modifikime në rrugën e tij.Elasticiteti arriti në shkallë të tillë sa Rumei vendosën të quheshin zrtarisht jo vetëm fëmijë të grekëve ,pasardhës të të lashtëve ,por edhe grek të sotëm.

Do tju kujtoj disa fjalë të poetit Jorgo Seferi në dhënien e çmimit Nobël në Stokholm në dhjetor të 1963. Seferi thotë: Nuk do them që jemi i njëjti gjak me të lashtët ,sepse urrej teoritë racore, por banojmë dhe jetojmë në të njëjtin vend, shikojmë të njëjtat male që mbarojnë mbi det.

Autori

Nga viti 1821 na u desh pothuajse një shekull e gjysëm ,dy lufta ballkanike , dhe dy botërore deri sa të arrijmë ,si Seferi të risjellim identitetin grek në plan të parë ndërkombëtar me përkufizim bashkohor.Nqse sot ka dicka që na bënë krenar është kjo –vendi ku ne jetojmë ,historia jonë por edhe mundësia që sot kemi të vendosim për fatet tona,aq sa mundemi.Këtë nuk do ta kishim pa revolucionin e 21 ,pa luftrat , pa idetë dhe pa legjendat që e shoqëruan gjithashtu.Mënyra se si e përdorim këtë liri duhet ti shërbej patriotizmit tonë dhe dashurisë për vendin ku jetojmë ,që të nderojmë gjakun që u derdh drejtësisht dhe padrejtësisht për lindjen e Greqisë moderne.

/Oranews

SHKARKO APP