Greqia në plakje popullsie – Qeveria ofron bonusin prej 2000 eurosh për të nxitur rritjen e lindshmërisë
Qeveria e qendrës së djathtë të Athinës është duke nxitur rritjen e lindshmërisë pasi sipas parashikimeve, popullsia e Greqisë prej 10.7 milion banorësh mund të zvogëlohej për një të tretën në tre dekadat e ardhshme, nëse numri i lindjeve nuk rritet.
Në normat aktuale, deri në vitin 2050, 36% e popullsisë do të jetë mbi moshën 65 vjeç, sipas Eurostat, një perspektivë me implikime të rënda për fuqinë punëtore dhe një sistem të sigurimeve shoqërore tashmë nën tendosje.
Qeveria ka planifikuar skemën prej 180 milion eurosh në vit ekuivalent me 0.1% të PBB-së, të cilat do të shkojnë për nënat që lindin ku e drejta e bonusit është 2000 euro për çdo fëmijë që lind.
Fondi do të jetë në dispozicion për banorët jo-BE dhe qytetarët e BE- së, një vendim që ka ngjallur dyshime midis mbështetësve më konservatorë të qeverisë së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.
“Greqia ka përsëritur veten e saj si në mënyrë demografike ashtu edhe nga ana ekonomike përmes valëve të emigranteve që nuk ishin pjesë e një plani shtetëror, por rezultat i zhvillimeve gjeopolitike,” është shprehur George Prevelakis, përfaqësuesi i përhershëm i Greqisë në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në Paris.
Këtu përfshiheshin miliona refugjatë të ardhur nga Turqia në një shkëmbim masiv të popullsisë pas fushatës katastrofike ushtarake të Greqisë në Azinë e Vogël në 1922 dhe një fluks prej 500,000 shqiptarësh pas rënies së komunizmit.
Greqia nuk është vetëm në përballjen e një demografie të tillë. Rënia e lindjeve në Spanjë, Itali dhe Qipro kanë nxitur frikën e thellimit të përçarjes ekonomike të Evropës në veri-jug. (The Guardian)
/ SCAN