Greqishtja e lashtë mësohet në auditoret e Histori-Filologjisë

Shkollat Verore po kthehen në një traditë në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Në 4 klasa të ndryshme studentët thellojnë njohuritë e tyre për gjuhët e vdekura si ajo e greqishtes së lashtë, gjuha otomane si dhe për sistemet diktatoriale. Dijet në këto raste do tu shërbejnë studentëve dhe ekspertëve të fushës të bëjnë përkthime të dokumenteve të rëndësishme që tregrojnë për të kaluarën tonë.

Greqishtja e vjetër, e dokumentuar për herë të parë përpara 3400 vitesh po mësohet në aduditoret e universiteteve shqiptare.

Greqishtja e lashtë është  gjuhë e qytetërimit të atëhershëm të popullit të Ballkanit perëndimor në trojet e Greqisë së sotme dhe më gjerë.

Historianët dhe gjuhëtarët thonë se është gjuhë e dytë  në një pjesë të madhe të Perandorisë Romake dhe është gjuhë zyrtare e disa kishave të sotme ortodokse që vazhdojnë aktivitetin e tyre të religjionit në shtetin helen.

Shkrimi dhe gramatika e gjuhës së lashtë greke, vijon të mësohet në mbarë botën, por në Shqipëri përpjekjet për të mësuar atë nga origjinali janë tërisht minimale.

Greqishtja e lashtë sikurse latinishtja konsiderohen gjuhë të vdekura. Kanë humbur përdorimin e tyre dhe sot përdoren për arsye studimore dhe historike.

Përmes shpjegimeve të lektorëve të huaj, ekspertëve të fushës dhe pedagogëve të historisë, letërsisë dhe artit Greqishta e Vjetër e përdorur gjatë periudhës bizantine ka zgjuar interesin e studentëve  të Fakultetit të Histori-Filologjisë.

Këtu jemi në një nga 4 klasat e shkollës verore në këtë fakultet. Mësohet për Gjuhën, Kulturën dhe civilizimin bizantin.

Maria Bidika, studentët e shkollës verore ia del të lexojë rrjedhshëm një teskt nga greqishtja e vjetër që i përket shekullit të X.

Por si shkurhet greqishtja e vjetër dhe latinishtja: Prof. Agamemnon Ts(c)elikos , njohës i mirë i Arkivit paleografik dhe historik të Athinës demonstroi përpara studentëve rrenjët e gjuhësve që në antikitet.

Por përse ishte e nevojshme mësimi i Greiqishtes së Hershme dhe studimi i periudhës bizantine. Pedagogu dhe njëherazi koordinatori i shkollave verore Andi Rrëmbeci u shpreh se ka një pasuri të madhe arkivore dhe dokumentare në periudhën bizantine dhe pas bizantine.

Shkrimi dhe gramatika e greqishtes së lashtë është një ndër prioritetet e shkollave greke, por edhe në Shqipëri nuk kanë munguar përpjekjet për të ta zhvilluar vazhdimisht atë dhe për të përgatitur një armatë gjuhëtarësh të shkolluar dhe kualifikuar që mund ta përpdroin për qëllime studimore ose në përkëthimet e dokumenteve të ndryshme që i përkasin periudhës bizantine. profesor Andi Rremëbeci mendon se vendit i mungojnë njohësit e kësaj gjuhe, dhe kjo na pengon të njohim më mirë të kaluarën e vendit tonë.

Këta nxënsit në Shqipëri po bien për herë të parë në kontakt me gramtikën e gjuhës bizantine. Po mësojnë më shumë historinë dhe letërsinë e kësaj periudhe. Profesor  Anastasios Papapioannou  nga Universiteti i Korfuzit u shpreh optimist se si kanë avancuar të rinjtë deri më tani, dhe kërkon që iniciativa të tilla të vazhdojnë edhe më tej.

Studenti Fabio Toska, e sheh gjuhën, historinë dhe civilizimi bizantin një shans për të gjithë ata që studiojnë në programin e histroisë për të zgjeruar dijet.

Në fakt studentët në shkollën verore dëgjojnë shpjegimet e lektorëve më në zë shqiptarë dhe të huaj si dhe vizitojnë vende të trashegimisë historike e kultuore.

 

Edhe studentja Elisabeta Mosho mendon se njohuritë historike dhe gjuhësore të përfituara nevojiten për të ardhmen e saj në studimet në fushën e arkeologjisë, artit dhe historisë.

Ndërsa kjo është një tjetër klasë e shkollës verore. Mësohet për komunizimin dhe për sistemet totalitare në përgjithësi.

Një nga leksionet u mbajt edhe nga shefi i prezencës së OSBE në vendin tonë Bernd Borchardt.

Prezenca e OSBE mbështeti realizimin e një studimi në Shqipëri mbi perceptimin publik për komunizimin duke prezantuar edhe disa gjetje si  këto:

49% e të anketuarve janë shprehur se diktatura ka qenë një ide e mire, por e zbatuar keq. Ndërsa 37% e të intervistuarve mendojnë se komunizimi është një ide e gabuar.

Gjithashtu, 45% e popullsisë mendojnë se Enver Hoxha ka patur ndikim pozitiv në vend. Në sy ra edhe mungesa e informacionit nga të rinjtë për figurat e persekutuara.

Duke hapur këtë diskutim dhe duke mbështetur procesin e hapjeve të dosjeve, shefi i prezencës së OSBE Borchardt në audiote e universitetit të Tiranës u prezantuar edhe si një studiues mbi ndikimet që kanë patur sisteme të ashpra totalitare si ai nazist në Gjermani.

Bernd Borchardt: “Kujtoj krimet mizore  të kryera nga trupat Gjermane dhe organizatat në Evropën e pushtuar, si dhe në Gjermani gjatë diktaturës naziste dhe vecanërisht gjatë luftës së dytë botërore. Vetëm 50 km në  jug të Korçës ju mund të shihni memorialin e Borovës, një fshat i vogël kur edhe foshnjat nuk u kursyen nga reprezaljet kundër partizanëve.

Përmasat e jashtë zakonshshme të krimeve cuan në një debat ndërkombëtare rreth nevojave për të ndërhyrë ndaj këtyre akteve me pasoja dramatike, gje që çoi në gjyqet e Nurembergut-Tribunali ndërkombëtar Ushtarak dhe 12 Gjyqet e njëpasnjëshme që filluan në 20 nëntor të 1945 dhe mbaruan në prill të 1949.

Deri në 1 janar 1950 gjykatat gjermane dënuan 4419 persona për krime naziste. Në zonën sovjetike thuajse 40 mijë persona u dënuan deri në vitin 1950. Kjo shifër përfshinte rastet e gjykatave kundër kundështarëve politikë të cilët u dënuan me krime lufte pa prova.

Kjo është thuajse panorama  e njëjtë për vendet totalitare; me krime të dënuara pak ose aspak.

Zv Dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë Andi Pinari, njëherazi pedagog i historisë mendon se shkollat verore që tregojnë për regjimet komuniste i bën të rinjtë të mësojnë me tej për këtë sistem totalitar. Në fakt, historianët mendojnë se njohurit mbi sistemin totalitar janë sipërfaqësore.

Shkolla verore u zhvilluar mes teorisë, leksioneve, studimeve të ndyshme dhe praktikës. Nxënësit vizituan edhe Burgun e Spaçit si dhe ish-kampet e internimit.

Në këtë mënyrë shkollat verore po kthehet në një traditë ku studentët shfrytëzojnë verën për të qënë në auditore e për të zgjeruar më tej njohuritë e tyre.

/Ora News

SHKARKO APP