“Grinduni, që të qëndroni më gjatë e të lumtur bashkë”
Ai është një mesazh që zor se mund të gjendet në kartolinat e Shën Valentinit, por studimet më të fundit tregojnë se çiftet që grinden me njëri-tjetrin qëndrojnë bashkë.
“Shumë çifte kanë besimin e gabuar se shmangia e diskutimit mbi çështje të një ndjeshmërie të lartë do t’i bëjë mirë marrëdhënies në çift, – thonë ekspertët. – Por shmangia është gabimi më i madh që ata bëjnë, sepse nuk marrin në konsideratë ndikimin afatgjatë të këtyre veprimeve tek intimiteti, besimi dhe lidhja me partnerin”.
Më shumë se 4 në 5 persona të intervistuar e pranuan se komunikimi i çalë kishte luajtur një rol të ndjeshëm në dështimin e marrëdhënieve të tyre të mëparshme.
Top Channel