Gruaja e vdekur ”lind” foshnjen në arkivol

Punonjësit e traumatizuar të shërbimit funeral në Afrikën e Jugut, deklaruan për mediat vendase se e kishin gjetur beben brenda arkivolit të 33-vjeçares Nomveliso Mdoyi, një ditë përpara se të mbahej ceremonia e saj mortore. Britanikja ”The Sun”, shkruan se shumë banorë të fshatit Mthayisi, në lindje të Cape, e akuzojnë të ndjerën si shtrigë.

Punonjës të stafit të stafit të Shtëpisë së Funeralit Lindokuhle, në Mbizana thanë se ishin “traumatizuar” nga ky zbulim i pazakontë. ”Ishim kaq të shokuar dhe të frikësuar sa nuk kishim kohë të shihnim as gjininë e bebes. Kam të paktën 20 vjet në këtë biznes dhe nuk kam dëgjuar kurrë një grua të vdekur të lindë një fëmijë”, tha pronari Fundile Makalana.

”Lindjet në arkivol”, të njohura në mjekësi si nxjerrja e fetusit pas vdekjes janë të rralla, por të mundshme gjatë dekompozimit të një trupi të vdekur. Foshnja shtyn jashtë nga presioni në rritje i “gazrave brenda në bark” që mblidhen brenda kufomës.

Nëna e gruas së vdekur, Mandzala Mdoyi, 76-vjeçe, tha se vajza e saj vdiq papritur në shtëpi, dhe se ajo ishte nëntë muajshe shtatzënë. “Së pari, unë u shkatërrua nga vdekja e parakohshme e vajzës sime dhe tani kur mora lajmin se foshnja ka ardhur në jetë, e quaj tronditjen e jetës sime”,-tha nëna e pikëlluar.

SHKARKO APP