Gruaja myslimane përshkruan torturën në kamp: Lutesha të më vrisnin

Një grua myslimane, anëtare e minoritetit Uighur ka folur publikisht për torturën dhe abuzimin që përjetoi në një prej kampeve kineze ku mbahej me detyrim.

Mihrigul Tursun dha një intervistë për gazetarët në Washington ku rrëfeu pak për eksperiencën e saj të hidhur. Ajo tregoi se ishte marrë në pyetje për katër ditë rradhazi pa pushim. Asaj ia rruajtën flokët dhe e nënshtruan për një ekzaminim mjekësor, i cili bazohej tek arrestimi i saj i dytë në Kinë, në vitin 2017.

Pasi u arrestua për herë të tretë, gjendja u përkeqësua. “Do doja që më mirë të kisha vdekur se sa të përjetoja këtë torturë ku lutesha të më vrisnin”, tha ajo në deklaratë.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se Kina ka arrestuar të paktën 2 milionë banorë nga minoriteti Uighur për të promovuar “unitetin etnik”.

SHKARKO APP