Një pasagjere është filmuar duke tharë të brendshmet e saj në ventilatorin e një aeroplani gjatë një fluturimi në Moskë.

Gruaja e paidentifikuar, e cila po udhëtonte nga Antalia, Turqi drejt kryeqytetit rus shihet në video duke mbajtur të brendshmet afër ventilatorit.

Por udhëtarët thonë se ajo nuk ishte zënë ngushtë pasi thau për rreth 20 minuta.

Pasagjerët e tjerë mbetën të tronditur nga sjella e saj e pazakontë ndërsa qëndruan të heshtur.