Grumbullimet para spitaleve Covid, familjarët tregojnë eksperiencat për shërbimin
Në oborret e spitaleve, pavarësisht rrezikut të infeksioneve grumbullimet nuk mungojnë. Por në spitalet Covid situata bëhet edhe më stresuese, pasi disa qytetarë tregojnë se nuk kanë marr asnjë informacion për të afërmin e tyre i cili ndodhet i shtruar, por të tjerë vlerësojnë shërbimin.
Spitalet vijojnë të mbeten një vend grumbullimi për njerëzit.
Dikush nga halli e dikush jo.
“Presim për qejf, rezultatin e mirë që ka dalë.”
Një pjesë e qytetarëve thonë se të gjitha vizitat janë me planifikim dhe qëndrimi në ambientet e jashtme të spitalit varet prej tyre.
“Dalin ato koordinatoret me lista.”
Por nga ana tjetër, spitali “Shefqet Ndroqi” është kthyer në një zonë me siguri të lartë.
Ende edhe sot familjarë të të shtruarve qëndrojnë në ambientet e jashtë të tij, pa informacion për të afërmin, e të lodhur prej shqetësimeve.
Ata tregojnë jashtë kamerave se prej disa orësh asnjë nuk u përgjigjet, ndërsa të vetmen telefonatë nga brenda spitalit e kanë zhvilluar përmes një numri celulari të paidentifikuar në mënyrë që ata të mos kenë mundësi të telefonojnë përsëri.
Por ndryshe tregon kjo zonjë, e cila vlerëson shërbimin në spitalin Covid 2.
E vetmja mënyrë për të dërguar ushqim te familjarët është kjo dritare.
Aty janë edhe disa letra ku familjarët shkruajnë dhomën e të afërmit të tyre.
“Këtu te kjo dritare vjen një që kanë dërguar për ushqimet dhe shkojnë sipas dhomave. Unë për vete jam e kënaqur se thonë se kanë pasur kujdes të mirë.”
Në spitalin “Shefqet Ndroqi” u shënuan dy vetëvrasje, ku dy pacientë u hodhën u hodhën nga ballkoni i dhomës ku qëndronin të shtruar.
Por nga ana e stafit të spitalit u shprehen ngushëllime për familjarët, ndërsa edhe sot dritaret dhe ballkonet vijojnë të jenë të pasiguruara. /Ora News