Grupi “Artan Lili”, muzikantët serbë përdorin një emër shqiptar
Ky është grupi "Artan Lili". Në një godinë të braktisur bëjnë prova për muzikën e tyre. "Artan Lili" është bërë i famshëm në Serbi.
Pas një përvoje të gjatë me grupe të ndryshme, Rock grupi nga Beogradi ka mjaft punë dhe kërkesa. Një grafit me emrin e një mashkulli shqiptar ishte bërë inspirimi i tyre, për ta quajtur kështu grupin, pa e ditur se kishte të bënte me emër mashkulli. Inspirimi ishte një grafit në stacionin e trenit në Kumanovë të Maqedonisë.
"Ne kemi menduar se ishte emri i një, Lili, që ishte në ilaçet artan për sëmundjen Parkinson. Dukej shaka dhe menduam një emër i bukur për bend. Disa vite më vonë kur bëm muzikë në Shkup e kuptuam që emri Artan Lili ishte emër mashkulli shqiptar dhe kënaqësia ishte edhe më e madhe", rrëfen Bojan Slacala, "Artan Lili".
Grupi ka performuar gjithandej dhe emri ekzotik i ka bërë të mbahen mend edhe më shumë. Një grup i përzier nga i tërë rajoni, por që jetojnë në kryeqytetin serb, ka ambicie të mëdha. Disa kënge e spote, por e konsiderojnë vetën faktor stabiliteti, të paktën për kulturë.
"Ne pranojmë çdo ftesë për të bërë muzikë kudo në rajon, pavarësisht vendeve dhe e konsiderojmë vetën faktor, natyrisht nëse na paguajnë mirë…", vijon Slacala.
Artan Lili i vërtetë ende nuk është paraqitur, por ata shpresojnë ta takojnë një ditë. Nëse jo, ritmi i tyre është pakufij dhe emri nuk ka shkaktuar probleme.