Gurët e varreve mesjetare, thjesht një epitaf apo dhe një dokument historik?!
Ishte një shkrim i studiuesit Auron Tare, që para disa ditësh u bë objekt diskutimi, të paktën në rrjetet sociale, për vlerësimin apo jo të varreve mesjetare në fushën e studimit historik të tyre. Në Shqipëri, ka shumë vend varrime mesjetare që i përkasin periudhës Osmane. Në to janë varrosur njerëz të thjeshtë, ushtarë, komandantë ushtarakë, pronarë tokash, sundues sanxhaqesh, krahinash e gjithëfarë pushtetarësh që drejtonin një cep të perandorisë së kohës.
Në shkrimet e tyre arabe, nuk gjendet thjeshtë një epitaf, përkushtim apo filozofi e jetës së atij që prehet nën këto pllaka të gurta, por në to, në shumë raste është shkruar dhe historia e vetë të varrosurit.
Shembullin e një dëshmie të tillë historike, na e jep përsëri Tare me një zbulim që bënë në Libohovë, ku në pllakën e një varri mesjetarë përshkruhet një histori.
Ja deshifrimi i saj në shqip:
“Nga Familja e Vezirit dhe Martirit Asllan Pasha i Janinës dhe Gjeneral i ushtrive të Ali Pashës së Tepelenës dhe i biri i hazinedarit, mbajtës i rankut të Bejlerbeut të Rumelisë Malik Pasha. Lutu për një Fatiha për shpirtin e tij”.
Viti 1309-1893
Malik Pasha (Arsllanpashali) një personazh i rëndësishëm i Jugut shqiptar në shek. e 19, Bejlebej i Rumelisë, mik i Ismail Kemalit por totalisht i pa njohur nga historiografia moderne shqiptare.
Nip i Shanishasë së tmerrshme, motrës së Aliut, djali i një prej gjeneraleve të Aliut dhe njerëzve të besuar të tij. Pinjoll i familjes së famshme feudale të Arsllan Pashalijve të Janinës.
“Pronar i madh tokash në Janinë dhe me gjerë, sot dergjet i harruar përveç këtij guri varri që mrekullisht ka mbetur pa u zhdukur në një cep të mbushur me shkurre pranë rrapit shekullor të Libohovës, thotë Auron Tare.
Por a ka dëshmi të tjera të pa njohura që mund të zbulohen nga deshifrimi i epitafeve të këtyre gurëve të harruar Historik?! Një pyetje për akademikët! /A.G/