Gusht e gunë, gusht e dhunë

Me rastin e 14 Gushtit, ditës së masakrës të pashembullt komuniste mbi Mirditën
Nga Zef Sulejmani –
Gjithmonë gushti është muaj i nxehtë, në këtë muaj kur vapa bëhet e padurueshme njerëzit shpresojnë se fund ii kësaj do të jetë afër. Por për Mirditën e mirditorët ky muaj nuk kujtohet vetëm për vapërn që sjell, por kujtohet për atë genocide të pashembullt që u ushtrue atë muj gusht të vitit 1949.
U bë shkak vrasja e Bardhok Bibës i cili vinte nga një famije me emër të madh siç ishin deri në atë kohë GJOMARKAJT ku për qudi ai ishte bërë me komunistët e këta e kishin ngarkuar me detyra të larta, e kishin bërë sekretar ë par të partis komuniste e përveç kësaj e kishin bërë edhe deputet i zgjedhur nga populli me ato goglat që u përdorën në disa zgjedhje. Në kongresin e parë të asaj partije që u mbajt në 1948 një dorë e ngritur në atë mbledhje aq të rëndësishme propozoi që edhe zoti Bardhok të zgjidhej në plenumin e komitetit qëndror të asaj partije si vlerësim për kontributin aq të madh që kishte dhënë në Mirditë. Por menjëherë një “shok” nga sigurimi i shtetit me detyrë po në Mirditë u ngrit e tha “Nuk jam dakort që shoku Bardhok të zgjidhet si anëtar plenumi mbasi rrjedh nga një familje kapedanësh gjë e cila reflektohet edhe në sjelljen e tij pasi është i butë, nuk e ka ashpërsinë e duhur në luftën kundër reaksionit ashtu siç e kërkon partija”. Propozimi i shokut të sigurimit zuri vend! Bardhoku nuk u zgjodh në plenumin e partisë së asaj kohe por detyrën si sekretar i parë e vazhdoi edhe pak kohë. Shprehjen dhe pak kohë mund ta komentojmë në të dyja mënyrat ose në të dyja planet: Dhe pak kohë se nuk do të kalonte gjatë e do ta quanin të papërshtatshëm për atë detyrë si rezultati i origjinës së tij familjare siç u vep[rua me shumë e shumë të tjerë ku marrim vetëm dy shembuj, Tuk Jakovën dhe Gjin Markun e sa e saaa të tjerë, dhe rasti tjetër ai më fatkeqi jo vetëm për atë por edhe për krejt Mirditën atë e vrasin me 7 Gusht 1949 në vendin e quajtur Qafë e Valmerit. Autori i vrasjes la shënimin përkatës tek viktima duke treguar autorin mbëstetur tamam në kanunin e Malajve. Autori ishte një nga kushërinjtë i fisit Gjomarkaj edhe ai që kishte dalë malit kundra këtij regjimi. Bardhok Biba u vra naga Komiteti i Malajve. Argumenti ishte: Ne kundërshtim me zakonin e Mirditës ai ishte bërë me komunistët të cilët nuk i përkisnin traditës Shqipëtare aq më tepër edhe zakonit të Mirditës. Ajo parti që Bardhok Biba i shërbente kishte bërqë disa krime në Mirditë. Ishte vravë Mark Gjomarku me gjithë vëlla, ishin djegur dhe sarajetet e gjomarkajve, ishte djegur edhe kisha e Oroshit e bashkë me atë edhe biblioteka shumë e pasur me dokumenta të ndryshëm që i përkisnin një përiudhe të gjatë historike, dokumenta këto që sollën shumë dëme për studiuesit e historian të ndryshëm që erdhën më vonë. Ishin vrarë e humb varrët disa e disa mirditorëve të tjerë. Por me gjithëse u mësua autori i vrasjes nëpërmjet letrës që u la tek viktima dhe ëstë për tu theksuar se ai grup i përbërë prej 53 vetash udhëtoi i qetë për 17 ditë derisa doli në Jogusllavi pa i dalë para asnjë pritë gjë e cila vërteton se nuk ishte halli për Bardhok Bibën por ishte halli tek Mirdita. Ajo duhej masakruar mbasi konsiderohej e gjitha antikomuniste. Kur Mehmet Shehu it ha të atit të Bardhokut: “100 veta do vrasim për Bardhokun”. “o shoku komandant”-ju përgjigj prerë plaku i urtë, – Nuk më ka borxh krejt Mirdita, ju kapni autorin që ka lënë shënimin, ai më ka borxh mua e jo të tjerët”. Po kush e dëgjoi plakun e urtë? Planet ogurzeza u vunë në punë! Në Çdo katund u vunë në lëvizje “hienat” me atë rast do laheshin hesapet edhe me një kundërshtar të personit që ndodhej kshillë, ndodhej komunist, e kishte ndonjë gjë në dorë. Me atë rast partia që po konsilidohej do të nënshtronte përfundimisht Mirditën e cila nuk ishte kurrësesi me të. Nuk shkoi gjatë, me 10 gusht filluan lëvizjet: Kush ka autoritet në Rreshen: Nikoll Bardhoku, të arrestohe; Kush ka autoritet në Kthellë? Dod Keqi, të arrestohet! Nuk u gjend aj në shtëpi dhe në vend të tij u mor i vëllai Gjergji. Kush ka autoritet në Bulshar? Gjin Kaçi; të arrestohet; Kush ka autoritet në Malaj? Llesh Melyshi, të arrestohet. Në këtë mënyrë u bënë disa të arrestuar, 14 prej tyre u pushkatuan, më saktë u masakruan në Qafë të Valmerit në vendin ku ishte vrarë Bardhok biba. Të tjerët u lidhën dhe u internuan në kampe të ndryshme përqëndrimi në Shqipëri që nga Tepelena, Lushnja, Levani etë tjerë e të tjerë.
Njëri prej tyre, Gjin Llesh Lleshi i cili është akoma gjallë në moshën 95 vjeçare don të kujtojë çdo datë 10 gusht atë prroskën ku një grumbull burrash të pafajshëm por të lidhur dorë për dorë, të shtrenguar deri në maksimum i shtynë në atë vend të thellë, nga të dyja anët e prroskës pyll e me duar të lidhura na grumbulluan aty. Në të dy anët e atij karvani njerëz me uniformë ushtarake e me atë shikim prej bishe po rrinin ato në pritje të urdhërit për të hapur zjarr mbi ne, e ne me pritje të atij urdhëri që më mirë në breshëri ku të mbaronim punë shpejt sesa nën atë torturë të papërballueshme nga shtrengimi i hekurave dhe vapa përvëluese. Për qudi thotë Gjini urdhëri vonj por vuatja gjithnjë e më shumë po shtohej. U futën ushtarakë në mesin tonë, kontrolluan shtrëngimin e duarve të lidhura pas shpine, u duk se i liruan në një farë mase, mua më harruan por nuk bëra zë. Mbas pak , kur djersët më kishin pushtuar krejt trupin, fytyra më kishte marrë ngjyrën e vdjekjes, një polic më pa dhe ma bën me shej “ç’ke”? Nuk e d ii them se çkam , atë e dini ju! Ai erdhi, më pa duart e lidhura pas shpine që për mua nuk ishin të mijat më… e ai djalë zemër mirë me gjithë në atë strofull ujqërish mi liroi pak… gjaku filloi të qarkullonte… djersët filluan të largohen e bashkë me ta edhe frymemarrja mu rregullua. Jam shumë merak që atë njeri zemërmirë nuk arrita kurrë ta njoh pasi mua më dërguan në interrnim e kur u ktheva pas 12 vitesh, kurrënuk munda ta takoj. Të paktën ta njihja, ti thoja faleminderit.
Por qu më tej në ato ditë të nxehta gushti? Na mblodhën nga shumë katune, vazhdon Gjini, e të lidhur na mbajtën në burgun e Rrëshenit. Mua më kishin marrë me gjithë agjën tim Bardhok. të vetmin “faj “ që kishim axha im, i vëllai i Bardhokut ishte i arratisur. Ai nuk kishte pranuar si shumë të tjerë regjimin komunist. Ne nuk kishim asnjë lidhje dhe asnjë dijeni për vrasje e Bardhok Bibës. Kuptohej qartë se nuk ishte hakmarrje për Bardhok Bibën por ishte hakmarrje për Mirditën që nuk e pranonte komunizmin. Me ne që na mbajtën në burgun e Rrëshenit luhej loja si macja me miun. Na nxirrnin jashtë në oborrin e degës, kuptohet të gjithë të lidhur, na lexonin emrat e secili përgjigjej kur dëgjonte emrin e tij. Në ndonje rast kur ai që i lexonte sigurisht duke mos i njohur emrat Mirditor bënte edhe gabime, sigurisht që edhe të arsimuar nuk ishin. Të lidhurit përgjigjeshin me zë të lartë. Është për tu veçuar rasti i Gjin Kaçit, “trim i madh qe besa” thotë Gjinin në vazhdim të bisedës. Gjin Gjot Koçi ju lexua emri, pas një heshtje Gjini thërret të madhe, nëqoftëse është fjala për Gjin Gjok Kaçi jam unë, ndërsa atë Gjotë koçi gjete te sat’amë. Të gjithë u befasuan. Të gjithë e përshendetëm me heshtjen tonë para vdekjes. Para nesh ndodhej një makinë ushtarake e mbuluar. Në të hipnin ata që ju lexoheshin emrat për aty, mirëpo pas pak po i njëjti emër lexohej përsëri të zbriste poshtë. Për njëfarë kohe kjo lojë u luajt edhe me mua Gjinin dhe axhen Bardhok. Herë hipja unë në makinë e herë ai. Tub a prralla me jetë njerëzish. Sëfundmi mua me shumë të tjerë na vunë në makinë e na nisën në drejtim të paditur e pas disa orësh arritëm në burgun e Shkodrës e më vonë në Tepelenë ndërsa ato që u lanë aty i nisën për tek vendi i vdekjes ku plot 14 burra të lidhur dorë për dorë, u vunë para togës së pushkatimit, e ashtu të lidhur përfunduan në gropën e hapur enkas për ta pak orë më parë. Nga ai “zinxhir” i lidhur burrash pati edhe zëra: Na bini prapë morë xhelatë se jemi akoma gjallë! Po rata u mbuluan me dheun e rëndë brenda pafajsinë e tyre e jashtë mallkimin 50 vjeçar të diktatyrës komuniste e për çudi deri në mospërfillje. Akoma edhe sot nuk është bërë ajo që duhet për këto martirë.
Le të shërbeje kjo kujtesë në këtë rast të 14 gushtit për të kujtuar të rënët kudo në Shqipëri gjatë atij mallkimi komunist që zgjadi aq shumë.

SHKARKO APP