Hajde majkën!
Nga Ylli Dylgjeri –
Mu kujtua prap sot ajo histori e dhimbshme e ndodhur shume vite me pare, ne rrugen per ne Prishtine.Ishin ditet e para te çlirimit te Kosoves. Punoja ne gazeten Koha Jone. Po shkoja me nje delegacion qeveritar shqiptar, qe me porosi te zonjes Medelen Ollbrajit do te bisedonim per te bindur faktorin politik ne Kosove, qe te ulnim tensionet, e te mos vrisnin familjaret e serbeve qe kishin mbetur ne Kosoven e çliruar nga NATO. Rruges per ne Prishtine, ne dalje te Gjakoves, nje konvoi serb, me autoblinda e armatim te rende, shoqerohej nga trupat e Natos drejt Beogradit. Policia ushtarake na urdheroj te hapnim krahun per te kaluar konvoji serb. Ashtu bëme. Me mua ne makinë ishte edhe një operator i TVSH-se. …
Kur konvoi i blinduar me ushtarë mbi kupolat e tankeve serbe po na parakalonte, operatori i TVSH del nga makina dhe ndez kameran per ti filmuar. Por… per pak na ngjahu hataja! Nje nga ushtaret serb sheh kameramanin qe po i filmon dhe thërret me te shara:
Hajde majken!
Operatori yne patriot ja kthen vrik:
Te q..fsha Milosheviçin!
Kaq duhej. Ushtaret serb u ndezen. Mbushin armet.
Une terheq nga kembet ne makine operatorin. Na iku gjaku!…Por… konvoji serb parkalon dhe ne fillon t’na leviz serisht gjaku . Duke e qetesuar veten, i kthehem operatorit;
Po ç’pate o gomar qe shave?
Ai ma kthen me trimeri:
Se degjove? Na shanë kryeministrinMajko! Ndaj sdurova e ja ktheva. Kaq duhej te qeshja deri ne Prishtine. Kishte ngateruar majken (nenen) me Majkon
Mu kujtua sot, kur “ka humbur” Ministri Majko e shqiptaret po dergjen prej ditesh ne kufirin neutral,
per te hyre ne atdheun e tyre. Tmerr! Hajde majken!
Sdi ku ta gjej prap ate ushtarin serb?