Halloween jo festë dhe këto fakte e vërtetojnë

31 tetori përdoret shpeshherë si temë për skenarin e shumë filmave të ndryshëm horror dhe jo më kot. Gjithashtu, mbrëmja e sotme i gjen të gjithë duke festuar Halloween-in sipas mënyrave të tyre.

Në Amerikë, kjo festë vjen menjëherë pas Krishtëlindjeve për nga rëndësia, por edhe në vendin tonë është përhapur gjerësisht kohët e fundit. Ndonëse më sipër e përmenda disa herë fjalën ‘festë’, a është vërtetë 31-i një ditë për të festuar? Faktet më të frikshme rreth Halloween-it, -ditës kur zgjohen shpirtrat e të vdekurve dhe vrasësit serialë dalin rrugëve në kërkim të vitimave të tyre, tregojnë të kundërtën!

Maskat nuk janë thjesht për t’u argëtuar

Ndonëse tashmë maskimi është kthyer në një motiv më vete, duhet të dini se më parë ai bëhej për një qëllim shumë të fortë. Popujt paganë i përdornin ato për të trembur shpirtrat e këqinj. Ajo që nisi me lëkurën ose kokën e prerë të kafshëve, tashmë është kthyer në kostume sirenash apo Batmani.

Nëse kafshoni një tortë dhe gjeni në të një gshtëz, atëherë kjo domethënë fat i keq në dashuri

Prej kohësh, torta e Halloëeen-it është bërë tradicionale për festën vetëm nëse brenda saj futej dhe një gishtëz metalike. Mirëpo, për zonjushat dhe djemtë të cilëve gishtëza u qëllonte në pjesën e tyre, kjo gjë s’ishte aspak shenjë e mirë.

Nëse ju ndodh që të jeni duke festuar në Gjermani, fshihini thikat

Edhe gjermanët e festojnë Halloëeen-in, por vetëm se ata e kosniderojnë si një formë nderimi për të vdekurit. Pjesë e kësaj tradite është dhe fshehja e thikave që gjenden në shtëpi me frikën se shpirtrat mund të kthehen në jetë dhe të lëndojnë dikë me mjetet prerëse që gjejnë rrotull.

Në Itali ju jepet mundësia të shikoni Biskotat e të vdekurve

Sigurisht që italianët kanë një recetë gatimi për çdo gjë, madje edhe për Halloëeen. Në këtë rast, ata përgatisin biskota në formë macaron të cilat i kanë quajtur Biskotat e të vdekurve.

SHKARKO APP