Hamami i Krujës, vendi ku pushonin turqit pas vdekjes së Skënderbeut

Hamami i Krujës është ndërtuar nga turqit në shekullin e 15. Ai shërbente për ushtarët dhe komandantët turq, të cilët pushtuan Krujën pas vdekjes së Skënderbeut. Që pas largimit të ushtrisë turke, hamami pati një aktivitet të pakët deri në mospërdorimin e tij.

Me datën 10 qershor 2015 ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, inaguroi hamamin e restauruar me një fond prej 84 mije euro dhe deklaroi që hamami do qëndronte i hapur dhe funksional për këdo.

Por, punimet ishin kryer me cilësi tepër të dobët dhe me një stil që nuk i përafrohej fare origjinalitetit e për këtë kanë shprehur pakënaqësi dhe historianë si Moikom Zeqo etj.

Hamami nuk u hap asnjëherë për publikun për shkak të problemeve të shumta që kishte pas restaurimit.

Dera e hamamit qëndron e mbyllur edhe sot e kësaj dite që nga dita e inagurimit, ku u premtua se ai do jetë funksional, ai jo vetëm që nuk u bë kurrë funksional, por nuk shërben as si godinë historike për vizitorët. Ai sot është tërësisht i braktisur, territori në të cilin ndodhet ai, është i mbuluar nga barishtet dhe ferrat që kanë lulëzuar në një mënyre të atillë që vërtetojnë një braktisje totale të tij.

Askush nuk e di se ç’behet me këtë hamam, për të cilin u harxhuan 84 mije euro, restaurim i të cilit e tjetërsoi tërësisht atë, si nga pamja e si nga funksioni.

“Idea për ndërtimin e hamamit të Krujës është për t’u përshëndetur, por ndërhyrjet që janë bërë aty, nga fondscioni i qeverisë suedeze, lënë shumë për të dëshiruar. Duke parë gjendjen në të cilën ndodhet sot Hamami I Krujës, ku është mbuluar nga vegjetacioni është i mbyllur për vizitorët. Duket si një objekt që është ndërtuar vitet e fundit.Ky lloj ndërtimi le shumë për të dëshiruar”, u shpreh specialisti i trashëgimisë kulturore./dosja.al

SHKARKO APP