Hamleti dhe Makbethi në Teatrin Eksperimental, Kadare bashkëbisedim me artistët e rinj
Shkrimtari i madh Ismail Kadare, ishte i ftuar nga Teatri Kombëtar Eksperimental.
Kadare krijoi mundësinë për një komunikim pas shumë vitesh në publik të gjerë me artistët e ngjitur në skenën e këtij teatri dhe jo vetëm.
Në formën e një bashkëbisedimi, u diskutua mbi letërsinë, problematikat jetësore të individit në shoqërinë shqiptare, për krijimtarinë e gjerë artistike, ndjesinë, dashurinë dhe sigurisht për teatrin.
Duke ndaluar ne figurën e Çehovit dhe akoma më gjërësisht në atë të Shekspirit.
Ky bashkëbisedim me të madhin Kadare u bë pasi Teatri Eksperimental për sezonin e ri artistik, do mbeshtetet mbi Shekspirin dhe saktësisht në “Hamlet” dhe “Makbeth” që edhe Kadare i vlerësonte si dy veprat e tij më të mira, u fol mbi to, duke u ndalur në mënyrën se si Kadare i sheh dhe pse i vlerëson”.
Biseda e ngrohtë mes artistëve të rinj të teatrit dhe një figure kaq të madhe, u konkludua me dhurimin e 2 librave për secilin pjesëmarrës, të mundësuara nga Shtepia Botuese “Onufri”.