Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hans-Joachim Lanksch, fiket një tjetër yll i shpresës dhe adhurimit të vlerave që e shnjtëruan shqipen

Kultura E shtunë, 25 Shtator 2021 21:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Mund t'ju interesojë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë hequr këtë praktikë

Ndryshon ora sonte, akrepat kthehen 60 minuta pas. Pse ndodh kjo dhe cilat vende e kanë...

Para 5 orësh
Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjeshme amerikane, sipas dosjeve të Pentagonit

Vëzhgime të reja UFO: “Trekëndësha të zinj” misteriozë fluturojnë mbi një zonë të ndjes...

Para 11 orësh
Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26

Asht 20 maj 2019, nji ditë humbjeje jo si krejt të tjerat. Ka ndërru jetë në mosëhn 76-vjeçare në nji përpjekje të pamujtun me sëmundjen qi e ndaloi së vazhduemi ma nej, albanologu, Hans-Joachim Lanksch. Amshimi ka thirr në përjetsi nji shpirt të përkor dhe një vullnet të dritun n’përkushtim e adhurim t’krijimtaris, njatyne vlerave qi e shnjtëruan shqipen tue e ba t’denj me guxi me u ndi e barabart njejt me tana gjuhët e tjera dhe ngulmimet shprehëse artistike.
Asht fik nji yll i albanologjisë, nji prej atyne shembujve të nalt të dashnis dhe përkushtimit për gjuhën dhe poezin. Ka shterr fryma e përkthyesit dhe njiherash njohsit dhe t’dashtunuemit me gjuhën tonë amtare, gjermanit, Hans-Joachim Lanksch, atij qi u lidh me shpirt e me gjak me thesarin e shpirtit t’shejtnuem, gegnishten, me çfarë ai kishte themelu me punë të palodhur, besim.
Asht nda nga jeta Hans-Joachim Lanksch. Iku edhe një tjetër zedhtar i përkushtimeve të epërme të gjuhës shqipe, të dialektit geg dhe poetëve që e lëvruan në lirikën e tyre këtë za të melhemshëm. Njëni mbas tjetrit ikën të gjithë ata që dhanë kaq shumë për shqipen dhe shqiptarët, për kulturën dhe traditën tonë, për më të lartat vlera të pasunimit dhe shpirtit. Ikën për të lënë pas një mungim të madh dhe të pazevendësueshëm.
Roli qi ai dha në promovimin e vlerave t’artit shqiptar nëpërmjet përkthimit të elementve t’spikatun t’saj në gjuhën e madhe gjermane, ishte e shëmbullt me atë angazhim dhe kontribut qi meriton mirënjohje. Ai nuk promovoi vetëm poezin, poetët e nji fundshekulli dhe penat bashkëkohore, por ishte edhe nji dalzotës i atyne tipare karakteristike, asaj pasunie qi pati gjuha nëpërmjet dialektores, të cilën standarti e përjashtoi. Vendi qi xuni Hans-Joachim Lanksch në kulturën shqiptare asht ai vend qi mbetet zbrazun qysh prej ikjes së tij më 20 maj 2019. S’bashku me gjermano-kanadezin, Robert Elsie, Hans-Joachim Lanksch, përbajn at binom, pa t’cillin kultura dhe pasunia jonë shpirtnore do të ishte gojkyçun dhe e shueme nën përdhunën e territ dhe anatemës, n’synin dhe n’veshin e botës së madhe.
Siç e dim, Hans-Joachim Lanksch u lind më 2 prill 1943 në Braunschëeig. Ai mbaroi gjimnazin klasik në gjuhët angleze, latine, greke dhe hebraike. Ka studioe, Sllavistikë, Ballkanologji dhe Albanologji, ku mësoi gjuhët; kroate, serbe, sllovene, çeke, bullgare, rumune dhe shqipe, në Mynih dhe Zagreb. Ai jeton dhe punon në Mynih.
Studimi i thelluar i gjuhës shqipe, i kulturës dhe letërsisë shqiptare u përftua natyrshëm falë njohjes dhe miqësisë qi ai pati me prof. Martin Camajn, i cili drejtonte atëbotë degën e albanologjisë në universitetin elitar “Ludëig-Maximilian” të Mynihut. Falë kësaj njohjeje, Lanksch nuk u shkëput më nga letërsia dhe lirika shqipe, duke bartun e përcjellë kandin e saj në hapësirën gjermanishtfolëse. Penda e tij bari të kumtojnë dhe “rikrijojnë” gjermanisht shkrimtarë e poetë ma t’mir, njata qi i kënduen dashnis e trishtimi, dhimbjes s’shpirtit e naltimit t’gazmendit. Ndër autorët e përkthyer nga shqipja në gjermanisht prej tij, mundena me përmend Martin Camaj, Kasëm Trebeshina, Azem Shkreli, Ali Podrimja dhe Vaxhid Xhelili. Në revista dhe antologji, ai botoi përkthime të poezive nga Lasgush Poradeci, Mimoza Ahmeti, Primo Shllaku, Jamarbër Marko, Luljeta Lleshanaku, Visar Zhiti, Ledia Dushi, Kate Xukaro, Din Mehmeti, Adem Gajtani, Fahredin Gunga, Rrahman Dedaj, Mirko Gashi, Eqrem Basha, Edi Shukriu, Flora Brovina, Shaip Beqiri dhe prozë të Elvira Dones dhe Anton Pashkut.
Veç mirnjohjes qi mori prej nesh sa ishte n’frym e n’shtegtim ngadhnjyes, Hans-Joachim Lanksch dhe puna e tij asht vlersu me çmimet; “Nikolaus Lenau” prej Shoqatës së Artistëve në Esslingen (1999); me “Penda e Argjendtë” merr njohje vlersuese në Tiranë më 2002, dhe me “Azem Shkreli” më 2018.
Ai nuk asht ma. Si tan t’tjerët, edhe ai kishte ardh me ik. Por ndryshe prej shukujt ai ikën me kryet nalt e me shpirt plot, sepse i’u dha me mish e me shpirt njatyne forcave e vullneteve tek t’cillat ai lidhi nji prej pjesve ma vitale t’jetës krijuese dhe angazhimit kontribues.
Hans-Joachim Lanksch, tue ken miku i tan poetve, ishte edhe i jemi. Pata mundsi me komuniku me te, me fol për poezin, me debatu për gjanat qi e çuen ma nej gjuhën dhe bekimin e vargut. I kjesh dhe i jam mirnjohës sod e përgjithmon, emnit dhe punës së tij, atyne përpjekjeve dhe atij përkushtimi qi e shndrroi ate në nji monument të vlerave tona. Kjo ngase ai jetoj dhe bani njaq shum’, tue ken i knaqun vetëm me mirnjohjen.
Kjosh i përgjithmonshëm, Hans-Joachim Lanksch! Shpirti jot u shpërbleft me dritën e parajsës dhe përulsin ton’.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 5 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 5 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 5 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 5 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 5 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 8 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 5 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 7 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.