Hapet kufiri mes dy Dibrave, vajzat e martuara takohen me prindërit pas 4 muajsh izolim
Është rihapur sot pas katër muajsh dogana e Bllatës, kufiri i cili ndan dy Dibrat , Dibrën e Madhe në Maqedoninë e Veriut dhe Dibrën e vogël në Shqipëri.
Banorët e Dibrës së Madhe, Peshkopisë, Maqellarës dhe fshatrave për rreth e kanë shfrytëzuar për t’u parë çmallur me njerëzit, të afërmit, me miqtë dhe shokët .
Të parët që mësynë sportelet e doganave ishin gratë dhe vajzat që ishin të martuara në Dibër apo në Peshkopi ,të cilat me fëmijët përdore kaluan kufirin që i kishte penguar deri sot për të parë njerëzit e afërm.
“Shyqyr që u hapën të vijmë dhe të shkojmë. Të lëvizin njerëzit edhe ju në atë anë, edhe ne në atë anë. Mund të shkojmë edhe nga deti se Shqipëria ka edhe det.
Po shkoj në Dibër të madhe se kam gocën të martuar. Dhëndri më ishte bërë operim se kam parë prej tre muajsh. Më duket si me lind për së dyti”, shprehen disa prej tyre.
Dibra e Vogel dhe Dibra e Madhe kanë lidhje të shumta miqësore dhe farefisnore me njëra-tjetrën.
Vetë banorët janë të frikësuar nga prezenca e koronavirusit, por janë koshientë dhe të përgjegjshëm që duhet të marrin masa dhe duhet të ruajnë distancat , për të ruajtur veten.
/abcnews.al