Hapet nesër CCIT EXPOMEDICAL, Jaka: Të kujdesemi sot për shëndetin, që të shmangim problemet më të mëdha nesër

Duke qene se muaji Tetor është shpallur si muaji i kujdesit ndaj shëndetit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë i bashkëngjitet kësaj iniciative duke ftuar të gjithë aktorët që ndikojnë në kujdesin shëndetësor, të jenë së bashku për të prezantuar profilet dhe kapacitetet e tyre, që i dedikohen me motivacionin: Një kujdes sa më të mirë për shëndetin!

Në kuadër të kësaj fushate sensibilizuese, DHTIT është bërë bashkë në partneritet me Ministrinëe Shëndetësisë, për të dëshmuar në sy të qytetarëve, se një kujdes i mirë për shëndetin mund të parandalojë problemet dhe sëmundshmëritë.

Në këtë iniciativë janë bashkuar disa aktorë të rëndësishëm si: Urdhri i Mjekëve, Urdhri i Farmacistëve dhe Urdhri i Infermierëve, të cilët janë organizuar në mënyre shkencore, ku një vëmendje e veçantë në këtë event do t’i kushtohet dhe personelit shkencor e të specializuar, të cilët do të jenë prezent gjatë tre ditëve të organizmit të panairit EXPO MEDICAL 25-27 Tetor2018, ku krahas promovimit të shërbimeve që ato ofrojnë, do të organizohen edhe konferenca shkencore me fokus “Kujdesi ndaj shëndetit”.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë jo vetëm në rolin e organizatorit të kësaj veprimtarie të rëndësishme, por është një promovuese dhe mbështetëse e të gjitha bizneseve që i dedikohen kujdesit të shëndetit, duke ftuar publikun e gjerë që të jetë i pranishëm në veprimtaritë që do të organizohen gjatë ditëve të këtij Panairi, ku çdo gjë do të vijë falas për publikun, duke përfshirë dhe vizita të ndryshme mjekësore.

SHKARKO APP