Hapet ura më e gjatë në det (VIDEO)

Presidenti kinez Xi Jinping ka hapur zyrtarisht urën më të gjatë të kalimit të det në botë, nëntë vite pas fillimit të ndërtimit. Ura është e gjatë 55 km dhe lidh Hong Kong me Macau dhe qytetin kinez të Zhuhai. Ajo ka kushtuar rreth 20 miliardë dollarë për tu ndërtuar.

Punimet për ndërtimin e saj janë ndaluar disa herë për çështje sigurie, pasi të paktën 18 punëtorë kanë vdekur ndërsa punonin. Xi ndoqi ceremoninë e hapjes së urës që u zhvillua në Zhuhai së bashku me udhëheqësit e Hong Kongut dhe Macau të martën.

Ura do të hapet për trafikun publik të mërkurën. Ajo lidh tre qytete kryesore bregdetare në Kinën jugore, Hong Kong, Macau dhe Zhuhai. Ura është e projektuar për t’i bërë ballë tërmeteve dhe tajfunëve, është ndërtuar duke përdorur 400,000 ton çelik, të mjaftueshme për të ndërtuar 60 Kulla Eiffel.

SHKARKO APP