Harnaam Kaur, vajza me mjekër: Ëndrra imë është të bëhem nënë!

“Më parë e urreja veten time, sot më jep forcën për të luftuar bullizmin dhe diskriminimet”

Ajo e kaloi fëmijërinë e saj duke luftuar kundër bullizmit. Dhe kundër trupit të saj, të cilin e konsideron shkakun e të gjitha vuajtjeve të saj. Në moshën 12-vjeçare ajo u diagnostikua me sindromën “ovarian polycystic”, e cila midis efekteve anësore përfshin një rritje të flokëve në fytyrë, krahë dhe gjoks.

Harnaam Kaur, e lindur në Britani, por me origjina nga Punjabi, e rritur në Berkshire, ishte urryer aq shumë, saqë kishte medituar vetëvrasjen. Një qëllim, që për fat të mirë dështoi, i cili la hapësirë për vetëdije dhe pranim. Dy vjet më parë ajo hyri në Librin e Rekordeve të Guinness, si “gruaja më e vogël me mjekër”, një përkufizim që nuk ishte aspak tërheqës për shumicën e njerëzve, por që ajo e pranon me krenari.

Ajo ka qenë prej kohësh e përfshirë si një aktiviste në fushatat ndërgjegjësuese kundër bullizmit. Sapo ka përfunduar një udhëtim në Milano në disa qytete të mëdha europiane me fushatën e saj “Trupi im, rregullat e mia”, duke takuar njerëz të ndryshëm. Me një qëllim: të stimulojë debatin mbi çështjet e tronditjes trupore dhe ngacmimit dhe për të rritur ndërgjegjësimin publik, për të rritur vetëvlerësimin dhe dashurinë për veten.

Ju jeni një vajzë e bukur 27-vjeçare, jeni e zgjuar, keni një kulturë të madhe. Një dëshirë e madhe për të jetuar siç është normale për moshën tuaj. Dhe ju paraqiteni në publik me një mjekër …

“Po, sot prezantohem në publik me mjekër. Jam e fortë, por mjekra ime nuk është forca ime. Forca ime vjen nga elasticiteti, me të cilin vendosa të përballesha me problemet e mia dhe vështirësitë që hasa gjatë udhëtimit tim. Sot mjekra ime është pjesë e imja, nuk është burimi nga i cili unë tërheq fuqinë time. Ishte e vështirë të shkoj në këtë pikë në jetë, ku ndjehem shumë e fortë në krahasim me paraqitjen time fizike, sepse më është dashur të luftoj vështirësitë e pafundme për t’u bërë kjo që jam sot”.

Nuk ka qenë gjithmonë kështu

“Në moshën 16-vjeçare vendosa ta lë trupin tim, ashtu siç është sot dhe të jem e kënaqur me pamjen time. Mund të them se është një udhëtim i vazhdueshëm dhe ende vazhdon. Unë do të vazhdoj të merrem me ndryshimet në trupin tim për shkak të gjendjes sime shëndetësore, i cili vazhdimisht e ndryshon trupin. Unë vazhdimisht përqafoj dallimet dhe ndryshimet që kalon trupi im. Për shumë vite kam provuar gjithçka: nga depilimi në kremra për të hequr qimet, nga piskatorja te depilimi me pe. Qimet e mia të tepërta më bënin një viktimë të ngacmimit dhe tronditjes së trupit. Pastaj vendosa që nuk mund të vazhdoja kështu, ishte e tepërt. Doja të isha e lumtur dhe vendosa ta lë mjekrën time, një nga zgjedhjet më të vështira që kam bërë ndonjëherë. Kurrë nuk më ka ardhur keq për këtë vendim. Por ishte e vështirë”.

Cila ishte vështirësia më e madhe?

“Ishte e vështirë për të gjetur një punë, për t’u përballur me jetën e përditshme, për t’u shfaqur në publik, marrja e komenteve negative. Unë jam një person i fortë dhe vendosa të jem edhe më e fortë dhe më elastike. Kam nevojë të përqafoj para së gjithash veten time”.

Keni kaluar fëmijërinë tënde duke luftuar kundër dhunuesve që ju ngacmonin për pamjen tuaj. Kur dhe si keni vendosur ta ktheni faqen?

“Kam pasur një ngacmim të jashtëzakonshëm kur isha më e re për shkak të paraqitjes sime fizike. Ngacmimi më bëri të përpiqesha të ndryshoja veten, të hiqja flokët, prandaj pësova sulme ngacmimi. Ju kurrë nuk duhet të ndryshoni veten për atë që mendojnë të tjerët, duhet ta bëni atë vetëm nëse dëshironi, vetëm për veten tuaj. Çështja e bullizmit është se nëse nuk kanë më arsye për të të tallur, me siguri do të gjejnë një tjetër. Nëse jo mjekrën, ngjyrën e lëkurës sime apo faktin se unë isha mbipeshë në krahasim me vajzat e tjera në shkollën time. Kuptova se nuk mund t’u pëlqejmë të gjithëve; secili prej nesh ka pasiguritë tona dhe për mua ka qenë e vështirë për t’u përballur me to. Isha ngacmuar, rrahur, qaja vazhdimisht. E urreja shkollën. Sa më shpejt që munda, nuk e vizitova më.  Klasat e mia ishin të shkëlqyera, por ato u përkeqësuan ndërsa mjekra ime filloi të rritet. Nuk mund ta shpreh me fjalë se sa e vështirë ishte kjo periudhë, ndoshta vetëm ata që kanë përjetuar diçka të ngjashme mund të përpiqen ta kuptojnë atë”.

A kishte ndonjë moment kur keni menduar se nuk mund ta bënit?

“Kam pasur tendenca vetëvrasëse dhe e kam dënuar trupin tim, sepse trupi im ishte arsyeja që unë isha ngacmuar. Isha në një periudhë vetëlëndimi, mendova se askush nuk mund të më donte dhe arrita në pikën që fillova të mendoj “cila është arsyeja që unë duhet të jetoj”. Kam kaluar nëpër një depresion të thellë dhe të errët, një periudhë shumë e vështirë: isha e re dhe në atë moshë, gjëja e vetme që njerëzit duan të bëjnë është të shoqërohesh, të argëtohesh me të tjerët. Ishte e vështirë për mua, sepse isha kaq e ndryshme nga të tjerët. Shpesh harrojmë se pikërisht dallimet na bëjnë unike. Shoqëria ka nevojë që diversiteti ynë të rritet. Kuptova se nuk kisha nevojë të ndryshoja sepse nuk më pëlqenin njerëzit. Secili person ka pasiguritë e veta. Duhet guxim për të thënë “kjo jam unë dhe nuk të ndryshoj”. Më është dashur ta bëja për veten time, për t’u mbushur me forcë. Mendimet dhe fjalët tona kanë forcë të madhe, mënyra se si flasim për veten ka fuqi të madhe në shpirtin tonë. Kam vendosur që nuk mund të jetoj si viktimë dhe kam vendosur që të jem e lumtur. Në momentin që mora këtë vendim u ndjeva e lirë të jetoj trupin tim siç dëshiroja”.

Pak vite më parë, ju keni hyrë në Librin Guinness të Rekordeve Botërore si gruaja më e re me një mjekër dhe imazhi juaj ka qarkulluar nëpër botë. Të jesh në Guinness në imagjinatën kolektive do të thotë të jesh i veçantë. A ndiheni e veçantë?

“Hyrja në Regjistrin Botëror të Guinness ishte e pabesueshme. Unë shkova nga të qenit viktimë, të jesh një grua me mjekër, në një gjendje fituese, vetëm të isha një grua me mjekër. Kjo gjë më tregoi mua se kur ju jeni me të vërtetë të pasionuar për punën tuaj, kur ju keni vetëbesim dhe e doni veten, kur ju jeni autentike, ju me të vërtetë mund të arrini çdo gjë që ju dëshironi dhe asgjë dhe askush nuk mund t’ju ndalojë. Jam futur në Rekordin Botëror Guinness për të njëjtën arsye për të cilën kam vuajtur, ngacmimi në të kaluarën. Mjekra nuk më bën më të veçantë, është mentaliteti im për ta bërë këtë. Të punosh për një qëllim më bën të veçantë. Pamja ime fizike dhe mjekra ime më bëjnë ndryshe, ajo që kam brenda meje më bën të veçantë. Ka njerëz të cilët duket se janë normalë, pavarësisht nga kuptimi i këtij termi, por mund të jenë të veçantë falë karakteristikave të tyre, personalitetit të tyre. Secili prej nesh mund të jetë i veçantë në veçantinë e tij”.

Ju keni nisur fushatën tuaj “Trupi im, Rregullat e mia” në Europë. Cilin mesazh doni të përçoni?

“Kuptova se bullizmi dhe tronditja e trupit janë koncepte universale dhe unë do të kryeja një padrejtësi për veten dhe shoqërinë për të mos luftuar kundër tyre, për të mos përhapur mesazhin tim. “Trupi im, Rregullat e mia” është motoja ime e jetës, është një koncept çlirues. Unë vendos rregulla sipas të cilave unë jetoj, nuk dua të jetoj me rregulla të diktuara nga shoqëria. “Trupi im, Rregullat e mia” do të thotë që unë e dua trupin tim dhe askush nuk ka fuqinë të më ndryshojë ose të më tregojë se si duhet ose nuk duhet të shfaqet. Ky është mesazhi që dua të përhapet: ju jeni që keni fuqinë për të ndryshuar veten, për të gjetur forcën tuaj të brendshme dhe për të ndihmuar të tjerët. Është një moto që më ka ndihmuar të marr kontrollin e jetës sime, askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë. Unë me të vërtetë dëshiroj t’u tregoj njerëzve se vetëm mendja jonë përcakton kufijtë dhe e bën atë përmes këtij turneu me mbështetjen e Lushit në Gjermani, Holandë dhe Itali, është me të vërtetë e pabesueshme për mua. Unë shpresoj se mund ta përhap mesazhin tim sa më shumë që të jetë e mundur dhe të ndihmoj fuqizimin e njerëzve. Ky është qëllimi im dhe i vetmi në jetë”.

Ju tashmë njiheni si një aktiviste. Merrni pjesë në konferenca, ata ju bëjnë thirrje për shfaqje të modës, ju jeni një model për të tjerët. A i zhdukë paragjykimet apo a duhet të ballafaqoheni sot me të?

“Të qenit një aktiviste, do të thotë që jeni në gjendje gjithmonë që të luftoni për atë që beson, për të luftuar padrejtësitë, për të marrë një pozitë, për të folur, për të luftuar. Shumë njerëz thonë se duan të ndryshojnë botën dhe është një gjë e bukur të thuhet, është mirë të mendoni se mund ta ktheni negativin në njeri pozitiv dhe si unë dhe si të gjithë aktivistët gjithmonë do të jenë në vijën e frontit për ta bërë këtë. Të qenit i njohur për publikun është fantastik, sepse unë kam rastin të marr mesazhet e mia te shumë njerëz dhe kam mundësinë t’i ndihmoj konkretisht; gjithashtu mund të jetë shumë e vështirë, ka shumë vështirësi në lidhje me këtë punë, shumë prej komenteve të forta që marr. Kjo është vetëm një pjesë e asaj që bëj. Përtej faktit të të qenit një aktiviste, një influencuese, të kesh një prani në kanalet sociale, si një person, unë gjithmonë do të marr një qëndrim dhe do të luftoj për atë që besoj se është e drejtë, sepse ajo që unë po përpiqem të bëj është t’i ndihmoj njerëzit”.

Çfarë është bukuria për ju?

“Për mua, bukuria është liri. Kjo do të thotë të jesh i lirë në një nivel fizik, emocional dhe mendor. Kjo do të thotë të jesh në gjendje ta duash trupin tënd ashtu siç e dua. Kjo do të thotë që unë mund të vishem siç dua. Se unë nuk duhet të ndjek rregullat e vendosura nga kompanitë, nga shoqëria, nga njerëz të tjerë. Kjo do të thotë të jesh në gjendje të krijosh një qëndrim pozitiv në çdo situatë, me të cilën ballafaqohemi. Kjo do të thotë që unë mund të kapërcej vështirësitë që takoj çdo ditë në rrugën time, duke përdorur gjithçka në fuqinë time. Bukuria nuk është diçka fizike, ajo ka të bëjë me mënyrën si ballafaqohen gjërat në jetë. Bukuria është në gjëra të vogla – kafshë, qiell, natyrë, njerëz. Bukuria nuk është një prirje që ndjekim, nuk është një rregull i imponuar, nuk ndjek standardet. Bukuria është subjektive dhe ka një kuptim të ndryshëm për secilin prej nesh: për mua kjo mund të jetë një buzëqeshje, mënyra se si një person vesh një kostum, rrudhat e shprehjes së syve, mënyra se si një person flet për diçka që veçanërisht e magjeps atë. Mund të jetë me të vërtetë çdolloj gjëje për mua: kur shoh diçka dhe buzëqesh, ja kjo është bukuria për mua”.

Ke treguar të kaluarën tuaj, si dhe të tashmen që keni zgjedhur të jetoni. Çfarë imagjinoni për të ardhmen tuaj?

“Unë kam ndarë shpesh historinë time dhe të kaluarën time, sepse kjo është ajo që më lejoi të bëhesha ajo që unë jam sot dhe mendoj se është shumë e rëndësishme për mua që të vazhdoj të tregoj historinë time. Sa më shumë të rritem, aq më shumë kalojnë vitet, aq më shumë po jetoj përvoja të reja që i shtojnë vlerat historisë sime. Unë shpresoj se ndarja e të kaluarës sime mund sot të frymëzojë njerëzit dhe t’i ndihmojë ata në njëfarë mënyre. Në një nivel personal ëndrra ime më e madhe për të ardhmen është të bëhem nënë. Në një nivel pune do të dëshiroja gjithashtu të zhvilloja aftësinë time për të komunikuar me njerëzit përmes videos, televizorit, kinemasë. Unë do të vazhdoj të bëj atë që po bëj, do të vazhdoj të jem aktiviste, të jem një person i pasionuar për punën time, sepse e di se përmes kësaj pune mund të jap frymëzim dhe t’i mbushë njerëzit me forcë”.

A jeni e lumtur sot?

“Po, absolutisht. Jam e lumtur, e dua jetën time dhe e dua gjendjen time mendore dhe emocionale. Jam e lumtur me përvojat që po përjetoj dhe me udhëtimin e gjatë që kam bërë, për vështirësitë që kam kapërcyer duke u përpjekur të jem gjithmonë e lumtur. Kuptova se kisha forcë të madhe dhe i mposhti shumë vështirësi. Lumturia për mua është një gjendje mendore, jo një pikë arritjeje; është mënyra në të cilën problemet tejkalohen. Unë përpiqem të jem pozitive në çdo situatë, edhe pse ndonjëherë mund të jetë e vështirë. Duhet ta bëj këtë për veten time. Lumturia është diçka që duhet të krijohet për veten dhe për të jetuar jetën që do”.

SHKARKO APP