Hemodializa, 1351 pacientë e përfituan falas gjatë shtatorit

1351 pacientë kanë përfituar shërbimin e hemodializës gjatë muajit shtator. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor thotë se pacientët marrin shërbim cilësor me kushte e standarde bashkëkohore. Falë paketës së dializës e cila ofrohet falas, pacientët kanë marrë shërbimin e hemodializës si në spitalet publike ashtu edhe ato private. “Paketa e dializës. Shërbim cilësor me kushte dhe standarde bashkëkohor.Vetëm gjatë muajit shtator kanë marrë shërbimin e hemodializës 1.351 pacientë, në spitalet publike dhe private. 141.045 seanca dialize janë realizuar gjatë 9 mujorit të 2019, në spitalet publike dhe private”, -thonë specialistët e FSKDSH.

SHKARKO APP