Hëna e plotë “transformon” Greqinë (FOTO)

Hëna e plotë e verës ka “transformuar” me magjinë e saj Athinën, Selanikun dhe pjesë të tjerë të vendit. Mijëra njerëz u mblodhën në zona të hapura arkeologjike dhe jo vetëm për të shijuar magjinë që hëna solli mbrëmjen e djeshme. Ashtu si vitin e kaluar, turmat që zgjodhën të ndiqnin ngjarjet kulturore në dritën e hënës ishin të mëdha. Koncerte muzikore, net me poezi dhe shfaqje teatrale u zhvilluan në shumë pjesë të vendit. Gjithashtu, shumë vende dhe muze arkeologjike kanë qenë të hapura për publikun, në mënyrë që të gjithë ta gëzonin këtë natë magjike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?