Hendeku gjinor në biznes sipas qarqeve – Tirana e para, 1/3 e sipërmarrjeve, me pronare femër, Berati i fundit

Me thuajse 1/3 e sipërmarrjeve që kanë pronare/drejtuese femra, Tirana është padiskutim qarku i parë në Shqipëri me normën më të lartë të femrave sipërmarrëse. Kjo normë për kryeqytetin fiksohet në 32.4%, thonë të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave në vendin tonë. Pas Tiranës ndjekin Lezha, Durrësi dhe Vlora. Në krahun e kundër të tabelës ndërkohë, pra qytetet me normën më të ulët të sipërmarrësve femra kemi Beratin, Fierin dhe Korçën, që zbresin deri në 17.5% në rastin e Beratit, që është edhe qarku më pak miqësor me femrat sip֝ërmarrëse.

Ndryshe nga klasifikimi i sipërmarrjeve për numër banorësh, ku jugu mbizotëronte në shpirtin sipërmarrës, krahasuar me veriun e vendit, e madje me diferencë të ndjeshme, në këtë listë, pra atë të hendekut gjinor në sipërmarrje, veriu është shumë përpara jugut. Për qarqet e rajonit verior, norma e sipërmarrjeve që drejtohen nga femrat fiksohet në 25.2% të totalit, ndërsa për qarqet e rajonit jugor zbret në 19.8%. Mesatarja kombëtare ndërkohë flet për një normë në 25.4%, ç`ka do të thotë se ¼ ndërmarrje ka pronare/drejtuese femër.

/ SCAN

SHKARKO APP