Heqja e karantinës rriti dhunën, dyfishohen urdhrat e mbrojtjes

Situata e krijuar nga koronavirusi, krahas rrezikut për jetën e qytetarëve ndikoi dhe në marrëdhëniet në familje. periudha 2 mujore kur vendi ishte pothuajse në izolim total, solli një ndikim pozitiv në lidhjet familjare duke ulur ndjeshëm dhe rastet e denoncimeve për dhunë.

Përgjatë muajve mars deri në prill, nga ana e gjykatës u lëshuan 106 urdhra mbrojtjeje, nga të cilët 95 duheshin të ekzekutohen menjëherë për shkak të rrezikut që u kanosej denoncuesve.

Ndërsa menjëherë pas nisjes së lëvizjes dhe rihapjes së bizneseve shënohet një rritje e rasteve. Në periudhën maj-korrik denoncimet thuajse janë dyfishuar ndërsa janë dhënë 253 urdhra mbrojtjeje, ndër ta 131 të menjëhershëm.

Këto raste kanë të bëjnë me denoncime nga më të ndryshmet, për dhunë mes çifteve, mes fëmijëve ndaj prindërve apo dhe anasjelltas.

Shqetësuese mbetet dhuna në familje, ku sipas burimeve të policisë për këtë periudhë 5 mujore, janë regjistruar mbi 500 raste në gjithë vendin, duke vënë në pranga disa persona.

Ora News - Heqja e karantinës rriti dhunën, dyfishohen urdhrat e mbrojtjes

SHKARKO APP