Hidhet jackpoti $1 mld në SHBA – Fituesi do të ketë një “mal” me kartëmonedha, 618 metra të lartë

Numrat fitues të lotarisë amerikane janë: 15, 23, 53, 65, 70 dhe 7 si numër final. Këto 6 numra, për atë që i ka zgjedhur, përkthehen në plot 1 miliardë dollarë, që është shuma e dytë më madhe në historinë e lotarive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas Powerball në vitin 2016 me 1.59 miliardë dollarë.

Ndër të tjera kjo është shuma më e madhe e arritur ndonjëherë në lotarinë `Mega Millions`. Fituesi i kësaj shume të çmendur parash mund të kërkojë t`i marrë direkt ato, por duke arkëtuar vetëm 565.6 milionë dollarë, pra thuajse gjysmën e tyre, ose t`i marrë 1 miliardë dollarët dalëngadalë në harkun e 29 viteve të ardhshme.

Në rast se paratë do të paguheshin cash, pra në dorë përnjëherë, atëherë, fituesi do të kishte një tufë me kartëmonedha 100 dollarëshe, 618 metra të lartë, pra më e lartë se çdo qiellgërvishtëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjasat për të fituar jackpotin e `Mega Millions` janë 1 në 302 milionë, por gjasat për të fituar këdo nga çmimet e tjera janë 1/24.

SHKARKO APP