Hile në konkursin e bukurisë, devetë me botox

Disa deve janë ndaluar të marrin pjesë në një konkurs bukurie në Arabinë Saudite, pasi pronarët e tyre iu kanë përdorur botox për ti bërë më tërheqës për jurinë.

12 deve janë refuzuar pasi kanë shkelur rregullat strikte të Festivalit të Mbretit, Abdulaziz Camel që po zhvillohet jashtë Riadit, kryeqytetit saudit.

Çmimet për pronarët e deveve fituese thuhet se do shkojnë në total 40.3 milion paund. Dromedarët, specie e devesë arabe iu nënshtruan kontrollit fizik për madhësinë e buzëve, faqet, kokat dhe këmbët.

“Deveja është simbol i Arabisë Saudite”, shpjegoi kryetari i jurisë Faëzan al-Madi.

SHKARKO APP