Hill: BE nuk mund të jetë e plotë pa Ballkanin
Jo vetëm liderët e Ballkanit Perëndimor kanë mbetur të zhgënjyer nga vendimi i Brukselit që refuzoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Diplomati amerikan Christofer Hill gjatë fjalës së tij në Samitin e Paqes të Evropës Juglindore të mbajtur në Tiranë kurajoi vendet e rajonit se pavarësisht pengesave nuk duhet të dorëzohet.
Christofer Hill: “Kthesa dhe vështirësi, do ketë sfida përpara. Nuk kam asnjë dyshim që nuk do ketë vërtet Evropë të lirë dhe plotë pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në BE.”
Liderët e Ballkani kërkuan të bindin të pranishmit se rajoni në sajë të reformave është kthyer drejt dialogut dhe fqinjësisë së mirë, por edhe sipas tyre ka punë për të bërë.
Hashim Thaçi: “Paqja afatgjatë e Ballkanit Perëndimor varet nga paqja e përhershme mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, pra nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse.”
Talat Xhaferi: “Evropa juglindore ka një histori turbulence e cila nuk lë indiferente askënd. Gjithmonë ka pasur antagonizma dhe përçarje, gjithmonë ka qenë e lehtë të zgjohen kuçedrat dhe të vlonte kazani i quajtur “Ballkan”. Por si dikur ngadalë po tejkalohen këto simptoma të dëmshme. Fjalori i urrejtjes bashkohet me fjalorin bashkëkohor të dialogut të civilizuar dhe vizionar.”
Si Hashim Thaçi ashtu edhe Talat Xhaferi janë të bindur se e ardhmja e Ballkanit do të jetë në Bashkimin Europian.