“Hipopotami Misterioz”, nesër premierë në Teatrin e Kukullave

 

Teatri i Kukullave në Tiranë ngriti siparin e tij më 6 dhjetor të vitit 1950, kur u shfaq premiera e parë “Fatbardha”, e shkrimtarit sovjetik Shnejder.
Ditën e nesërme, me rastin e me rastin e 65-vjetorit të Teatrit të Kukullave në Tiranë janë parashikuar disa aktivitete.
Ceremonia hapëse do të zhvillohet nën kujdesin e Ministres së Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro.  Aktiviteti do të mbahet më datë 6 dhjetor, të dielën, në orën 18:00 në Teatrin e Kukullave. Pas fjalëve përshëndetëse dhe pas ceremonisë solemne të dekorimit të aktorëve të merituar të këtij teatri, do të zhvillohet shfaqja e premierës "Hipopotami Misterioz" të regjisorit rus Vladimir Berkun. Kjo premierë e bukur për fëmijë vjen enkas për përvjetorin e Teatrit të Kukullave. Z. Berkun i ardhur në Tiranë me ftesë të palës shqiptare është regjisor i teatrit të kukullave ndër më të mirët në botë – të Teatrit Qendror Akademik të Kukullave "Sergej Obrazcov" (Moskë). 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?