Histori shqiptare në Londër, gjen veten në foton e së fejuarës që se kishte takuar kurrë!

Njerëzit ndjekin rrugë të ndryshme në jetë dhe në të shumtën e rasteve, gjurmë të tilla humbasin me kalimin e viteve. Por, historia e një çifti të ri shqiptarësh në Britani është e veçantë pasi kanë arritur ta “ruajnë” në një foto një moment të jetës së tyre që më vonë u bë tejet i rëndësishëm.

Duke shikuar në një foto të familjes gjatë fëmijës së të fejuarës, një i ri shqiptar zbuloi veten në sfond.

Verona Koliqi, e cila jeton në Londër, por me origjinë nga Kosova, ishte duke vizituar një plazh në Mal të Zi me familjen e saj një dekadë më parë kur u shkrep fotografia.

Kur ajo dhe i fejuari i saj Mirand Buzaku ekzaminuan fotografinë e fëmijëve në plazh, ata vunë re një djalë të ri që lundronte në një lilo në det pas Koliqit dhe familjes së tyre.

“Ai e vuri re se fëmija në pjesën e prapme kishte të njëjtën këmishë dhe pantallona të shkurtra si ai,” tha Koliqi, cituar nga “The Independent”

Çifti nuk e besoi në fillim, por më vonë u bindën se gjithçka ishte e mundur. Në fund të fundit, cilat ishin shanset që ata të dy ishin me pushime në të njëjtin vend, në të njëjtin plazh dhe në të njëjtën kohë?

Anëtarët e familjes së Buzakut konfirmuan se ishin atje kur u fotografua.

Çifti nuk janë takuar kurrë në fëmijërinë e tyre deri në verën e vitit 2016, ku shtigjet e tyre i rikthyen përsëri në Kosovë dhe një vit më vonë u fejuan.

SHKARKO APP