Historia e 18-vjeçarit me sindromën down që synon të bëhet kampion

Të ndjekësh ëndrrën dhe pasionin, kërkon vullnet dhe shumë punë. Ky është Gersi Troka, 18-vjeçari me sindromën Down, i cili ëndërron që të bëhet kampion në not.

Ashtu si çdo sportist edhe Gersi mendon për famën, por thotë se do ta përdorë atë për të ndihmuar të tjerët.

Gersi arrin t’ju bëj ballë te gjitha vështirësive. Trajneri i tij Arian Fetishaj thotë se sindroma Down nuk e pengon qe te jete një notar shume i mire.

Gersi ka marrë pjesë në shumë kampionate kombëtare dhe ndërkombëtare, por sfidën më të madhe e ka tani. Ai do të jetë pjesë e kampionatit të nëntë ndërkombëtarë të notit për personat me sindromën down që zhvillohet në Kanada.

18-vjeçari me sindromën down synon të bëhet kampion - News, Lajme - Vizion Plus

SHKARKO APP