Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë. Nga Ismail Qemali te Edi Rama

 

Historia e 33 Kryeministrave të Shqipërisë vjen tashmë e përmbledhur në një libër. Gazetari Roland Qafoku ka nxjerrë këto ditë në botim librin e tij ku hidhet dritë mbi njerëzit që kanë drejtuar pushtetin ekzekutiv që nga viti 1912. Libri është një botim i rrallë jo vetëm për nga pikëpamja kronologjike, por edhe për detajet, faktet dhe dëshmitë historike.

Siç shprehet gazetari Roland Qafoku, në një status në Facebook, libri është fryt i një pune 11 vjeçare dhe sjellë një pamje të plotë të jetës politike dhe personale të Kryeministrave të shtetit shqiptar.  

“Të nderuar miq! Pas 11 viteve punë, sapo doli nga botimi libri im "Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë. Nga Ismail Qemali te Edi Rama". Për herë të parë në Shqipëri vjen një renditje kronologjike e të gjithë kryeministrave të shtetit shqiptar, duke e shoqëruar me të dhëna dhe dëshmi ekskluzive, detaje, dokumente, shifra, fotografi dhe gjithçka që ka ndodhur dhe ata kanë bërë gjatë kohës që ishin në detyrë. Si dhe cili ishte fundi i tyre. Me këtë rast, falënderoj mikin tim Ilir Adili i cili bëri të mundur botimin e këtij libri, botuesin e “Onufrit”, Bujar Hudhri, studiuesin Shaban Sinani që ka shkruajtur parathënien, redaktoren Kadrie Kadare, art design Rudin Janku, te gjithë bashkëpunëtoret e mi si dhe te gjithë ata që e kanë vlerësuar këtë libër gjatë dhe pas përgatitjes se tij”,- shkruan në një postim në Facebook, gazetari Roland Qafoku.

SHKARKO APP