Historia e dy perandoreshave romake: Krim, prostitucion, lakmi dhe bashkëpunim me të keqen

I ndante një dekadë. Valeria Mesalina lindi në vitin 25 pas krishtit dhe Estatilia Mesalina në 35. Të dyja ishin perandoresha të Romës. Valeria sipas historianëve ishte e bukur, Estatilia po sipas të njëjtave burime ishte më pak tërheqëse nga gratë e Neronit. Valeria jetoi 23 vite, Estatilia 33. Valeria Mesalina dhe familja e saj ishin të afërmit e varfër, dega e rënë e klanit Julia. Pa prikë, kusht për të tërhequr një mashkull me peshë dhe me pasuri, nuk pati zgjidhje tjetër veçse të martohej me Claudio-n, xhaxhain e të çmendurit dhe mizorit Kaligula. Ajo ishte 16, ai 52 dhe me dy martesa dhe dy divorce pas shpine. Një zotëri i pasur, plak me një figurë groteske, i çalë, belbëzonte dhe që gabimisht e merrnin për idiot. Ishte një sovran dhe strateg ushtarak shumë i dashur nga populli. Claudio i dashuruar pas saj e përshkruan kështu: “Mesalina ishte një vajzë e bukur, ngjalë dhe me lëvizje të shpejta, sy të zinj, flokë të zinj dhe kaçurrelë. Kishte një buzëqeshje misterioze që më çmendi”. Por kur një 50 vjeçar, jo shumë inteligjent dhe jo shumë i pashëm dashurohet pas një vajze shumë inteligjente dhe tërheqëse me moshë të njomë perspektivat nuk janë shumë të mira. Dasma në vitin 40 ishte një festë e gjatë dhe e kushtueshme.

Patën një vajzë, Oktavia që më pas do të ishte një nga gratë e Neronit dhe një djalë, Britanikun. Një jetë në dukje normale që shumë shpejt do të shfaqte fytyrën e vërtetë,  sepse tek Mesalina flinte një mostër. Një grua ambicioze, e pamëshirshme që e shndrroi Claudio-n në një kukull dhe e detyroi të vendoste miqtë dhe dashnorët në poste të larta të qeverisë. Me vrasjen e Kaligulës në vitin 41 Claudio bëhet perandor dhe Valeria perandoreshë. I gjithë pushteti në duart e saj. Ndërsa Claudio në krye të legjioneve pushtonte Britaninë, ajo vishte rrobën e pangopshmërisë. Junio Juvelan në një nga satirat e tij e përshkruan kështu: “Kur i shoqi flinte kjo prostitutë perandorake dilte nga shtëpia natën dhe e shoqëruar nga një skllave fshihte flokët e zinj nën një paruke bjonde dhe i drejtohej një prej bordellove, ku kishte rezervuar një dhomë dhe merrte pozicionin e vet nudo me emrin Lyscisca”. Dëshmitë dhe thashethemet flisnin se shkonte me shërbëtorë, ushtarë, gladiatorë, fisnikë etj.

Si dhe me Palas, administratorin e korruptuar të thesarit që hodhi mbi të një pasuri të tërë. Mes dashnorëve të saj u shfaq Tito, 15 vjeçar me një etje seksuale të madhe (sipas kronikave). Një marrëdhënie kaq e zjarrtë sa edhe skandaloze, sepse adoleshenti ia rrëfeu gjithë Romës. Mesalina me ndihmën e një mikeje, Locusta-s e helmoi. Historiani Suetonio referon se i pëlqenin aventurat në bordello në lagjen Suburra, i pëlqente kamzhiku, seksi i fortë dhe fitonte si një prostitutë luksi. Legjenda thotë se natën e dasmës, ndërsa Claudio flinte fjeti me një skllav që kujdesej për kopshtin dhe se një ditë sfidoi Escila-n, kurtizanen romake më të famshme në një garë seksi; kush nga ato do të flinte me më shumë meshkuj në një afat kohor të caktuar dhe ajo fitoi. Escila u dorëzua pas 25 burrave. Por fundi po i afrohej.

Në vitin 48 Mesalina u dashurua pas konsullit Cayo Silio, e detyroi të ndahej nga e shoqja dhe u martua me të, ndërsa Claudio ishte në Ostia dhe festoi me një banket që ftoi konsujt, senatorët dhe parinë e vendit që zgjati një ditë. Nga ana tjetër po thurej një plan për të eliminuar Claudio-n dhe për të vendosur si perandor burrin e ri, por Claudio i informuar për bigaminë nga Narçizi, një skllav i liruar, u nis nga Ostia për në Romë. Vrau Cayo Silio-n dhe e dënoi Mesalinën me vdekje. E ekzekutoi Narçizi me shpatën e një centuroni në kopshtet e Luculo-s, një vend që ajo e donte. Claudio vdiq në 13 tetor të vitit 54 i helmuar nga kërpudha të vendosura në një nga pjatat e tij të preferuara. Vrasësja ishte Agripina, nëna e Neronit.

Mesalina tjetër ishte gruaja e tretë e Neronit (66 -68), nga një familje patricësh, nuk ishte shumë e njohur për romakët. Pothuajse e parëndësishme. Supozohet se ishte vajza e Tito Estatilio Tauro, gjeneralit triunfues dhe dy herë konsull. Nuk vrau askënd, nuk ka regjistra për këtë, por ishte bashkëpunëtore e perandorit të çmendur që për t’u martuar me të shtyu të shoqin, konsullin Vestinio Atico drejt vetëvrasjes. Klani Estatilia ishte një klan kult dhe ndiqte një sekt elitar neopitagorik që kryente rite në tunelet e nëndheshme. Ceremoni që shumëkush i mori për magji. Sipas historianit dhe konsullit Tacito, Neroni ishte dashnor i Estatilia-s para se ajo të martohej me Atico-n, ndërsa ai vetë ishte i martuar me Popean.

Ka dyshime për këtë; ishte e bukur apo e shëmtuar? Nga historianë të tjerë thuhet se ishte më pak tërheqëse nga të gjitha gratë e Neronit. Neroni ishte mik i madh i Atico-s, por kjo marrëdhënie u prish kur Atico filloi të tallej me Neronin në publik, në festa. Miqësia u kthye në urrejtje. Neroni e akuzoi për konspiracion dhe urdhëroi vdekjen, ndërsa Estatilia luante rolin e një zonje të madhe, një dame që përmbushte të gjitha detyrat dhe që nuk u provua kurrë, nëse kishte intriguar apo kishte marrë pjesë në konspiracione kundër të shoqit, megjithatë ajo nuk mund të injoronte “krimet” e tij.

E gjithë Roma e dinte se kishte helmuar Britanikun, gjysëmvëllain e saj, që vuri të vriste Claudia Octavia-n gruan e parë të Neronit, 22 vjeç duke e akuzuar për tradhti. Që vrau me shkelma gruan  e tij të dytë shtatzanë, Popea Sabina. Kishte helmuar tutorin e saj të vjetër, ushtarakun Sexto Afranio Burro dhe se në verën e vitit 64, ndërsa një e treta e qytetit digjej nga flakët për 6 ditë me rradhë këndoi dhe luajti në lirë në vilën e saj. Zjarri filloi të lagjet e varfra dhe gjithmonë është dyshuar, nëse nxitësi ka qenë Neroni i fiksuar për ta shndrruar këto fole të mjera në një sektor luksi, por Estatilia ishte gjithmonë e heshtur, edhe vite pas vdekjes së tiranit. Një formë e padiskutueshme e fajit.

Burimi: titulos.com 

Në shqip nga bota.al

SHKARKO APP