Historia e nxënësve hebrenj dhe polak në Teatrin Kombëtar
“Klasa Jonë”, vepër teatrore nga Tadeusz Slobodjanek, një bashkëpunim midis dy teatrove kryesore në Izrael, Teatrit Cameri të Tel Avivit dhe Teatrit Kombetar Habima, do të vije në Shqipëri si pjesë e një turi Ballkanik gjatë Korrikut 2015.
“Klasa Jonë” do të jepet në Tiranë, në sallën e Teatri Kombëtar, më 23 Korrik ora 20.00.
Shfaqja, e cila tashmë është vënë në skenë në Poloni, Kanada, Amerike, Spanjë, Itali , Çeki, Japoni, Brazil, Danimark, Suedi dhe Hungari. Se fundmi fitoi Çmimin e Teatrit Izraelit per 2014, një çmim i rëndësishëm dhe prestigjoz që jepet nga Ministria e Kulturës.
“Klasa jonë” tregon historinë e nxënësve Hebrenj dhe Polak të një shkolle të paraluftës në një qytet të vogël. “Leksionet” e njëpasnjëshme tregojnë historitë e tyre pikëlluese të jetës, plot me urrejtje, vdekje dhe hakmarrje. Komuniteti i nxënësve ndahet dhe në të njëjtën kohë lidhen së bashku nga kujtimi i së keqes.
Një ceremoni për të nderuar Familjen Panariti si “ Fisnik mes Kombeve” që shpëtuan Hebrenj gjatë Holokaustit do të paraprijë me një performance artistike. Projekti në Tiranë vjen në sajë të bashkëpunimit dhe mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadës së Izraelit, Ambasadës Amerikane dhe Ambasadës Hungareze.