Historia e trishtë e dy të moshuarëve në Shëngjergj, djemtë iu mbytën në liqen, varfëria është ulur këmbëkryq mes tyre

Kamera e News24 ka ardhur sot ne fshatin Derje, te njesise administrative Shengjergj. Do ju tregoj historine e dy te moshuarve, te cilet jetoje ne varferi ekstreme dhe e kane pranuar fatin e tyre. Kane bashkejetuar me fatin e keq prej vitesh me radhe, nuk e kane ngritur asnjehere zerin per situaten ku ndodheshin. Por sot vendosen ne flasin sepse situata e krijuar nga pandemia i ka lene pa ngrene dhe pa asnje ushqim ne shtepi.

Teksa i afrohemi shtepise se Qemal dhe Ishe Muratit e gjejme nenen 68-vjecare te ulur perpara shtepise. Na fton te hyjme brenda, dhe aty takohemi me 76-vjecarin i cili e ka te veshtire te levize, e ne ndihme I vjen nje shkop. Te dy te moshuarit me rrefejne se keto dite kane qene shume te veshtira per ta, jane pa ushqime dhe miell kane vetem per 3 dite. Murati na tregon gjithashtu se ka komunikuar edhe me drejtuesin me njesine administrative Shengjergj, por askush nuk ia ka pare deri me tani deren.

Por problemet per kete familje nuk kane fund. Qemali qe prej muajit janar nuk e merr pensionin e tij. U ka kerkuar qe t’ia cojne ne shtepi, sepse ai nuk mund te levize, nderkohe qe mjete nuk qarkullojne por deri me tani kerkesat e tij te vazhdueshme kane rene ne vesh te shurdhet.

“Pensioni nuk merret qe prej muajit janar… nuk ma sjellin.. nuk levizim dot. Ecja 2 ore ne kembe per te marre autobusin, kthimi behet per 3 ore.”

Mungesa e produkteve ushqimore duket qarte ne shtepine e Qemalit. Nuk ka as sheqer per te bere kafen. Por ai e ka gjetur zgjidhjen edhe per kete mungese. Karamelet i shkrin dhe i perdor ne vend te sheqerit.

Edhe si pasoje e moshes, gjyshi 76-vjecar, ka pasur probleme me shendetin. I eshte dashur te marre edhe gjilpera si mjekim. Por keto gjilpera ia ka bere nje mami e zones, kundrejt pageses, pasi qendra shendetesore ne shengjergj, edhe pse i premtoi se do kujdesej per mjekimet e tij, asnjehere nuk i shkoi ne shtepi Qemalit.

“Probleme shendetesore, ka marre gjilpera, ia ka bere mamia… 2 mije leke per gjilpere…”

Shtepia ku jeton tani cifti I vetmuar I te moshuarve, duket sikur i takon se shkuares. Por jeten e tyre e rrezikoi shume termeti I 26 nentorit, I cili u beri demtime te medha ne shtepi. Duke mos pasur nje vend ku mund te fusin koken, Qemali dhe Ishja, jane detyruar te futen perseri ne shtepine e tyre. Garanci per jeten kane disa drure apo hekura, qe kane vendosur si mbajtese te mureve.

“Termeti. Nuk kam mundesi te jetoj me ketu…nese me siurohet mundesia leviz prej ketu.”

Stinet I lene vendin njera-tjetrs, zogjet ikin e vijne, lulet ne peme celin e sjellin fruta ne nje stine tjeter, dhe kjo vazhdon vit pas viti edhe ne fshatin derje. Por mendja e dy te moshuarve, ka mbetur 18 vite mbrapa. Ne vitin 2002 nje lajm I kobshem do godiste familjen Murati. Dy djemte e familjes, duke u lare ne nje liqen, nuk munden te dalin me gjalle prej aty. Kjo ka bere qe jeta e dy prinderve, te mos kete me kuptim, te mos kete me ngjyra, por vetem dhimbje…

Nene Ishja kur merzitet, merr ne preher fotografite e djemve dhe flet me ta. Ajo thote se cmallet keshtu. Ka ne mendje cdo dite qe prej ardhjes se tyre ne jete, rritjes, buzeqeshjet e tyre. Jeton me kujtime. Qemali tregon se qe prej asaj dite nuk ka pasur me asnje dite gezimi ne shtepine e tij. Thone se vdekjes nuk I friksohen, se shpirti iu eshte merzitur ne kete jete.

“Asnje lloj gezimi e lumturie ne jete… vetem keq. Nuk kam frike nga vdekja… me mire sot sesa neser. Na eshte merzit shpirti. “

E vetmja shprese per te sjelle sadopak qetesi ne kete familje jane vetem ndihmat qe mund t’i siguroje shteti, prandaj edhe thirrja e Qemalit eshte per autoritetet shteterore.

SHKARKO APP