Historia e vajzës nga Kosova që shkëlqeu në Britaninë e Madhe

“Tani për tani nuk është duke u mësuar për neuroshkencë në Kosovë”, kështu e nis bisedën e saj Egzona Morina, një studente e doktoraturës në Qendrën Sainsbury Wellcome të Londrës në Universitetin e Londrës.

“Është departamenti i neurologjisë dhe ka pasur departament të psikologjisë klinike në Prishtinë por nuk ka mësim formal të neuroshkencës në vend”, thotë kosovarja.

Egzona, vetë refugjate e konfliktit në Kosovë në fund të viteve 90, u rrit në Belgjikë para se të fitonte një bursë të tenisit për Shtetet e Bashkuara, ku më pas i kaloi vitet formuese të arsimimit të saj.

Puna me fëmijët që kanë disleksi gjatë diplomës së saj të psikologjinë klinike e largoi atë nga fusha e tenisit dhe e bëri atë të dëshirojë të vazhdojë studimet e magjistraturës në neuroshkencë në Universitetin Columbia ne Nju Jork. Një klasë psikopatologjike kapi interesin e saj dhe më pas u zhvendos nga klasa në laborator, për të punuar si menaxhere e laboratorit dhe teknike në Universitetin e Nju Jorkut (NYU) për disa vite.

Ajo u transferua në Londër në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2017 për të filluar studimet e doktoratës në Qendrën Sainsbury Wellcome për Qarqet dhe Sjelljet Neurale pas një vere në Kosovë ku diskutimet me miqtë dhe familjen theksuan një hendek si në arsimin e shkencës dhe në ndjekjen e karrierave të shkencës nga studentët në vend, shkruan gazetari Adam Tozer për Technologynetworks.com.

SHKARKO APP