Historia virale, djali i vodhi llogarinë bankare partneres për të paguar pushimet e dashnores

Një grua ka gjetur mënyrën më të bukur për tu hakmarrë tek ish-i dashuri, i cili i vodhi detajet e llogarisë bankare pasi pagoi për një darkë.

Angel Exford zbuloi planin e saj në Tëitter pasi tregoi se ai i kishte marrë më shumë se 1.200 dollarë nga paratë e saj për të çuar të dashurën aktuale në një udhëtim romantik në Paris.

Historia e saj është bërë virale në rrjete sociale. Gjithcka filloi në një darkë, ku Michael Fehsenfeld humbi portofolin. 26-vjeçari i tha se do ia kthente 80 eurot, të cilat i pagoi për ushqim dhe pije.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo është nata që unë besoj se ai mori detajet e llogarisë time në bankë, pasi ai mori kartën time dhe ma ktheu sërish pasi bëri pagesën”, tregoi Angel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ditën tjetër, ajo vuri re që djali të cilin e kishte takuar disa herë po festonte në Snapchat. Nuk i dha rëndësi pasi mendoi se një mashkull i tillë nuk meriton vëmendje për 80 euro.

Michael e bllokoi dhe shumë shpejt u shfaq me një vajzë tjetër. Pas një muaji, gjëra të shtrenjta po shfaqeshin në llogarinë e Angelit.

Këto përfshinin blerjen e luleve e dhuratave të tjera, të cilat ai ia çonte të dashurës.

Pasi zbuloi të vërtetën, Angel bllokoi kartën e vjetër dhe hapi një të re. Më vonë, së bashku me mikeshat vuri re se ai i kishte marrë edhe disa para, me të cilat kishte rezervuar hotelin dhe biletën e avionit për në Paris.

Rezervimi kishte ndodhur natën kur mori kartën e Angel për të paguar darkën. Nuk vonoi momenti kur Angel përfundoi hakmarrjen duke anuluar udhëtimin dhe duke lënë çiftin e ri pa pushime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?